Nga lufta ndaj korrupsionit te Defender 21, Reeker përgëzon politikën shqiptare

SHFLETO

Pamje nga takimi i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me ndihmës-sekretarin amerikan të Shtetit, Philip T. Reeker

 

Vitjon Nina
30.06.2021 17:28
Loading Icons...

“Mbështetje e pakushtëzuar në përkushtimin e Shqipërisë në luftën ndaj korrupsionit, përfshi kushtëzimet e reja nga Departamenti Amerikan i Shtetit, nëpërmjet nenit 7031(c)”.

Sipas njoftimit të Ambasadës Amerikane, ka qenë ky mesazhi kryesor i dhënë nga ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker, në vizitën e tij në Tiranë gjatë ditës së sotme.

Mësohet se Reeker ka uruar krerët politikë shqiptarë në pritjen e programit stërvitor ushtarak, Defender Europe 21. Kjo, sipas tij, e amplifikoi rolin shqiptar në sipërmarrje strategjike.

Në takimet që nën-sekretari ka zhvilluar, është theksuar edhe rëndësia e marrëdhënieve historike 30-vjeçare, midis Shqipërisë dhe SHBA-ve. Ndër të tjera, ai ka nënvizuar edhe mbështetjen e presidentit amerikan, Joe Biden dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për mbështetjen në luftën e shqiptarëve ndaj korrupsionit.

Ai nuk harron të përmendë edhe urdhrin ekzekutiv, të shpallur më herët gjatë këtij muaji, nga presidenti Biden.

Më 9 qershor, në Urdhrin e ri Ekzekutiv të lëshuar nga presidenti i SHBA-ve, në një nga pikat, saktësohet edhe ndëshkimi i personave, të cilët janë përgjegjës për minimin e sistemit demokratik dhe pengimin e reformave në Ballkanin Perëndimor.

Roli i Shqipërisë në rajon dhe globalisht, nuk mbetet pa u përmendur. Mbi të gjitha, ulësja e fituar në Këshillin e Sigurisë të Organizatës së Kombeve të bashkuara, më 11 qershor.

Promovimi i demokracisë, është ndër detajet e përmendura në shkresën e lëshuar nga Ambasada Amerikane. Këtu, duke theksuar sërish, një mbështetje në procesin e demokratizimit të vendit. Po ashtu, ka pasur edhe inkurajim për çështjet e sigurisë dhe klimën e biznesit në Shqipëri.

Në përmbyllje, ligjërimi i amerikanëve shkon drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.