Nga Liria e Prizrenit në një yll futbolli që kushton miliona – rrugëtimi i vështirë i Vedat Muriqit

Vedat Muriqi është futbollisti më i shtrenjtë i Kosovës që doli nga futbolli kosovar. Vlera totale e transferimeve të tij e kap shumën e 27.07 milionë euro.
Karrierën e nisi te Liria e Prizrenit, e më pas luajti edhe për Teutën e Besën në Shqipëri.
Paraqitjet e mira të Muriqit bënë që për të të interesohen klube turke. Në turqi, Muriqi luajti për skuadrat: Giresunspor, Genclerbirligi, Rizespor dhe Fenerbahce.
Ai më pas u bë blerja e nëntë më e shtrenjtë në historinë e klubit të Lazio-s, të cilin e transferuan për 19.9 milionë euro.
Gjatë kohës sa ishte te Fenerbahce, Muriqi shkëlqeu edhe me fanellën e Kosovës. Ai deri më tani numëron 20 gola në 40 ndeshje zyrtare me Dardanët.
Megjithatë, kur të gjithë pritën që Muriqi të shkëlqente me Lazio-n, ndodhi e kundërta. Ai nuk po arrinte aspak të përshtatej me klubit nga kryeqyteti, i cili shënoi vetëm dy gola në 49 ndeshje.
Muriqi më pas kaloi gjashtë muaj i huazuar në La Liga-n spanjolle te skuadra e Mallorca-s, ku ishte protagonist që klubi mbeti në ligë, duke shënuar pesë gola dhe asistuar në tre të tjerë brenda 15 ndeshjeve.
Pas paraqitjeve të mira, Mallorca më pas donte ta blinte sulmuesin e Kosovës, por nuk ofroi më shumë se 8 milionë euro, ofertë kjo që nuk i bindi drejtuesit e Lazio-s.
Më pas në skenë doli klubi belg, Club Brugge, të cilët arritën marrëveshje për transferimin e Muriqit për 11 milionë euro – transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit.
Mirëpo këtu ndodhi e papritura. Klubi belg tha që Muriqi nuk kaloi testet mjekësore dhe nuk do të kompletohet transferimi.
/Albanianpost.com-
Organizatorët e Topit të Artë shpjegojnë pse Cristiano Ronaldo u nominua dhe Messi jo
-
Nico Gonzalez rinovon kontratën deri në vitin 2026 me Barcelonën
-
Milan apo PSG: Dilema e Leao-s për të ardhmen e tij
-
Heat ende planifikon të pensionojë fanellën e James, pavarësisht vendimit të ligës për pensionimin e numrit 6
Lajmet kryesore
-
Emigrantët që do kthehen në Shqipëri – nuk do udhëtojnë më për në Britani, thotë ambasadori britanik
-
Shëtridhlat, tradita shqiptare që “strehohet” në Bazilikatë
-
Urdhër kërkimi për Trump, FBI mori dosjet sekrete nga Mar-a-Lago
-
Dreçun: Stoltenberg ka ftuar Kurtin dhe Vuçiç-in në takmi sepse situata në Veri është jashtëzakonisht e tensionuar