Radhitja

Nga katër vite pa humbje si vendas, në katër humbje radhazi


Humbja e fundit e Liverpoolit në “Anfield” në një ndeshje lige ishte në prill të vitit 2017 kundër Crystal Palace.

Që nga ajo kohë, Liverpool nuk humbi asnjë ndeshje në “Anfield” për sa i përket ndeshjeve të luajtura në Premier Ligë.

Këtë rekord të ndeshjeve në shtëpi, Liverpoolit i’a prishi Burnley, të cilët e mundën me rezultat minimal 0-1.

Pas humbjes nga Burnley, “The Reds” madje shkuan në një rekord tejet negativ, duke u mposhtur edhe tri ndeshjet e radhës, me Leicester, Manchester City, dhe së fundi në derbin lokal me Everton.

Ekipi i Jurgen Klopp, momentalisht gjendet në pozitën e gjashtë në tabelë me 40 pikë, 19 më larg se vendi i parë, edhe pesë nga vendi i katërt që kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore