Sport

Nga Gjermania: Lewandowski ndërpret të gjitha bisedimet për rinovimin e kontratës


E përditshmja gjermane “Sport Bild”, ka njoftuar se Robert Lewandowski ka ndërprerë çdo bisedim me Bayern Munich-un për rinovimin e kontratës. Polaku ka ende një vit të mbetur në “Allianz Arena”.

Nga raportet thuhet se ylli i Bayern-it është i mërzitur me drejtuesit e klubit dhe sjelljen e tyre ndaj tij. Bavarezët tentuar deri në fund nënshkrimin e Erling Haaland-it, të cilin nuk e realizuar dot.

Gjithashtu thuhet se qëndrimi më i gjatë te Bayern-i do të dëmtonte shanset e Lewnadowski-t për të fituar “Topin e Artë”.

33-vjeçari është i lidhur me një kalim te Barcelona në verë. Ndërsa, thuhet se Bayern-i dëshiron 35-40 milionë euro për ta lënë të lirë polakun.

Lewandowski edhe këtë sezon është një nga lojtarët më të spikatur te Bayern-i. Ai është golashënuesi më i mirë i skuadrës me 49 gola, në 45 paraqitje në të gjitha garat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore