Sport

Nga Gjermania: Dortmund-i vendos çmimin minimal të Bellingham-it


Jude Bellingham është një nga talentet më premtues të futbollit botëror. Anglezi po shkëlqen me fanellën e Borussia Dortmund-it.

19-vjeçari kërkohet në merkato nga disa skuadra të mëdha.

Megjithatë, verdhezinjtë pasi humbën shërbimet e Erling Haaland, nuk do të lejojnë dhe largimin e mesfushorit.

(Photo by Alex Grimm/Getty Images)

Vera e vitit 2023 pritet të jetë koha kur Bellingham do të lërë “Signal Iduna Park”, për të bërë hapin e madh në karrierë.

Sipas gjermanes “Bild”, Dortmund-i e ka vendosur çmimin minimal për mesfushorin: 120 milionë euro.

Real Madrid, Manchester United dhe Liverpool duhet ta bëjnë gati këtë shumë nëse duan shërbimet e anglezit.

Bellingham ka edhe tri vite të mbetura në kontratë me verdhezinjtë. Ndërsa nuk raportohet që ai të ketë klauzolë lirimi.

Sezonin e fundit, 19-vjeçari u paraqit në 43 ndeshje në të gjitha garat me Dortmund-in, duke realizuar gjashtë gola dhe 14 asiste.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore