Shqipëria

Nga Erzen Breçani te Dedan Gjoni, Apeli lë në burg 4 të arrestuarit


Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë sa i takon masës së sigurisë ndaj katër të arrestuarve, ku mes tyre është dhe ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.

Gjithashtu masa është dhënë për Dedan Gjonin, shef i krimeve në komisariatin e Policisë numër 6, Bujar Ajezin dhe Besmir Muratin.

Prokuroria e Posaçme SPAK lëshoi 11 urdhër arreste, të cilat u ekzekutuan në kryeqytet, ku u prangosën zyrtarë të lartë të policisë.

Gjithashtu masa është dhënë për Dedan Gjonin, shef i krimeve në komisariatin e Policisë numër 6, Erzen Breçani, Bujar Ajezin dhe Besmir Muratin.

Ndaj Breçanit rëndon akuza e përkrahjes së autorit të krimit.

“Nëse jam në burg jam prej djalit. E kam këshilluar të mos merret me gjëra të paligjshme”.

Kështu ka deklaruar ish-drejtuesi i policisë Erzen Breçani në seancën në Gjykatën e Posaçme të enjten e 23 nëntorit.

Para trupës gjykuese ai ka thënë se e ka këshilluar të birin, Eralbi Breçani që të mos merrej me gjëra të paligjshme.

Ndërsa ka shtuar se vetë i ka shërbyer shtetit edhe duke vënë jetën në rrezik.

Breçani akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash. Bujar Germizi, një emër i njohur i botës së krimit në Kukës, në bashkëpunim me shefin e Krimeve Dedan Gjoni dhe Besmir Mustati dyshohet se tentuan të vrisnin dy vëllezër që jetonin në Britaninë e Madhe, për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Ndërkohë gjashtë persona janë shpallur në kërkim: Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit, biznesmeni Ervin Mata, vëllai i gruas së Eralbi Breçanit; Albert Prenga; Ismail Zeneli; Bajram Grabova e Artan Sulejmani. Ndërkohë është caktuar masë sigurie detyrim me paraqitje për Jonida Babameto me detyrë oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit.

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme SPAK ka publikuar njoftimin zyrtar sa i takon goditjes së grupit kriminal ku u arrestua ish-zëvendës drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe shefi i Krimeve në Komisariatin numër 6, Dedan Gjoni.

SPAK bën me dije se nga 11 urdhër arrestet, 4 janë arrestuar dhe 6 janë të shpallur në kërkim.

Eralbi Breçani, djali i Erzen Breçanit, është një prej të shpallurve në kërkim. Erzen Breçani u arrestua mbrëmjen e 20 nëntorit pranë stadiumit ‘Air Albania’, ndërsa djali i tij, nuk ndodhet në Shqipëri.

Po ashtu, në kërkim janë edhe 5 persona të tjerë, mes tyre biznesmeni Ervin Mata, një emër i njohur për drejtësinë, pas përplasjes me Ervis Martinaj. Të gjithë personat në kërkim janë jashtë territorit shqiptar, 4 prej tyre dyshohet se fshihen në Spanjë.

Ndaj grupit janë ngritur akuzat “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, “Trafikimi i narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 80, 278, 283,  283/a, 287, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Gjatë hetimeve të kryera nga hetuesit e BKH-së, nën drejtimin e prokurorëve të SPAK, është bërë i mundur dokumentimi i aktivitetit kriminal të personave të dyshuar, si dhe identifikimi i disa prej autorëve të ngjarjeve kriminale dhe të kryerjes së veprave penale, që janë kryer në bashkëpunim, në formë e grupit të strukturuar kriminal, si më poshtë:

Sekuestrimi i sasisë prej 446 kg kokainë në Hollandë në datën 05.01.2021;

Sekuestrimi i sasisë prej 69 kg kokainë në Brazil në datën 18.02.2021;

Sekuestrimi i 166 kg marijuanë në Erëitte, e nisur nga Spanja për në Gjermani;

Sekuestrimi i një sasie prej 250 kg lëndë narkotike kokainë, të nisur nga Brazili për në aeroportin e Frankfurt am Main, Gjermani;

Identifikimi i autorëve të dyshuar për sigurimin e kushteve për vrasjen e dy shtetasve në Republikën e Shqipërisë;

Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale në Republikën e Shqipërisë;

Ndërkohë po vazhdohet me dokumentimin e episodeve të tjera të trafikimit të lëndëve narkotike nga Brazili, Kolumbia, Ekuadori dhe vende të tjera të Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian.

Por, si rrodhi gjithçka nga thyerja e një kodi në Sky ECC?

Zbërthimi i aplikacionit “Sky ECC” u pasua nga një numër i madh operacionesh në verën e vitit 2022 duke arrestuar dhjetëra anëtarë të grupeve kriminale, ndërsa u kapën edhe sasi të mëdha droge dhe armësh.

Pas thyerjes së kodit të këtij aplikacioni, policia ishte në gjendje të lexonte mesazhet e koduara të dërguara nga trafikantët e dyshuar të drogës për disa vite.

Dhjetë persona disa prej të cilëve punonin për kompani portuale u arrestuan në Antëerp gjatë vitit të kaluar.

Ata dyshohet se kanë futur drogën në vend nëpërmjet portit. Një bandë e madhe droge u çmontua gjithashtu pas arrestimeve në disa vende të ndryshme.

Shtatëdhjetë përqind e hetimeve në Antëerp janë aktualisht me indicie për hetimin e Sky ECC, ndërkohë raportohet se janë gjithsej 194 dosje.

Sky ECC ishte një aplikacion i sigurt mesazhesh dikur i vlerësuar nga baronët e krimit të drogës. Por, pasi u godit nga hetuesit në vitin 2021, ajo ka njohur vetëm rënie.

Policia nga Belgjika, Franca dhe Holanda tani po shqyrton një gamë të madhe mesazhesh të dërguara brenda bandave të fshehta të kontrabandës së drogës dhe ata kanë filluar të arrestojnë personat e inkriminuar.

Sipas Sky ECC, produkti i tyre është ndërtuar mbi parimet e sigurisë zero të besimit, i cili e konsideron çdo kërkesë si shkelje dhe e verifikon atë duke përdorur shtresa sigurie për të mbrojtur informacionin e ndjeshëm.

Sky ECC kodon komunikimet përmes tuneleve private nëpërmjet rrjeteve të shpërndara dhe nivelit më të lartë të kriptimit.

Encrochat

Gjithçka lidhur me çkodimin e “Sky ECC” nisi pas zbërthimit të aplikacionit tjetër “Encrochat”, i cili u ofronte kriminelëve komunikime të gjoja të sigurta të koduara.

Agjencia evropiane e policisë Europol zbuloi gjatë muajit qershor se rrëzimi i kësaj kompanie të nëndheshme çoi në më shumë se 6 mijë e 500 arrestime dhe 900 milionë euro në asete të sekuestruara.

Sistemi kishte rreth 60 mijë përdorues kur u mbyll papritur në qershor 2020, dhe Europol zbuloi muajin pasardhës se zyrtarët e zbatimit të ligjit kishin përgjuar komunikimet e përdoruesve për muaj të tërë.

EncroChat është një kompani e telefonisë celulare që synon të sigurojë celularë të modifikuar të cilëve u janë hequr mikrofonat, kamerat dhe sistemet GPS.

Më pas pajisjet kanë të instaluar një sistem operativ të posaçëm dhe softuer mesazhesh, i cili dërgon dhe merr mesazhe të koduara.

Disa janë në gjendje të komunikojnë vetëm me telefona të tjerë në rrjet dhe kanë mundësinë që të futet një kod i cili me fshirjen e bisedave të koduara.

Me dhjetëra agjentë nga e gjithë bota po punojnë me mesazhet e gjetura në aplikacionin “Sky ECC” dhe pritet që këtë vit të ketë vërtetë zhvillime në frontin e luftës ndaj krimit dhe korrupsionit nga SPAK.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore