Shqipëria

“Nga anëtarësimi në BE deri tek e ardhmja e Ballkanit të Hapur, fokusi i Shqipërisë”


Kreyministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbrëmjen e 21 tetorit, mori pjesë në 30-vjetorin e prezencës së Fondacionit Gjerman “Friedrich Ebert” në Shqipëri. Gjatë fjalimit të tij ai u ndal në dy pika të nxehta: Ngecja e negociatave me Bashkimin Evropian dhe iniciativa e “Open Balkan”.

Rama u shpreh se Shqipëria do të bëjë çdo gjë që demokracia të jetë funksionale dhe institucionet të funksionojnë si ato të Bashkimit Evropian.

Më tej Kryeministri Rama tha se pavarësisht ngecjeve dhe kushteve që shfaqen nga BE-ja gjatë rrugës, Shqipëria do të vazhdojë të bëjë më shumë seç ka bërë.

“Pavarësisht se çfarë statusi kemi. Nëse quhemi kandidat. Nuk e di si quhemi tani sepse u bë disa vite që jemi kandida dhe presim ti bashkohemi familjes evropiane”, prandaj sipasj tij, “këto momente që na japin status të ndryshëm në këtë proces nuk varen nga ne por nga ajo që vendoset nga 27 vendet e BE-së”.

Sipas Ramës nuk ishte menduar se Bullgaria do ishte një penguese tjetër – pas ngërçit me Holandën – e hapjes së negociatave me BE-në.

Kujtojmë se për shkak të vetos bullgare ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut do të sillte shtyrjen e hapjes së negociatave mes saj Shqipërisë dhe BE-së.

“Procesi i integrimit është proces transferimi dijesh, për të pasur një vëmendje në funksion të kritikës për mënyrën si ecin gjërat”, ravijëzoi Rama.

Ndërkaq fjala e Ramës ishte dhe te fokusi i zbatimit të katër lirive që do të vijnë nga “Ballkani i Hapur” – iniciativë e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Ilustrim i kufijve të hapur ndërmjet Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, me konceptin e ri të Open Balkan mbi liritë e lëvizjes

Të kjo iniciativë janë tre vende të Ballkanit Perëndimor – Kosova, Bosnje dhe Hercegovina dhe Mali i Zi –  që nuk kanë dëshiruar ta përqafojnë, prandaj Rama e ritheksoi se do të vijë dita që të gjithë do të bashkohen në një.

“Nuk kemi kohë për të humbur. Duhet të hapemi plotësisht me njëri-tjetrin për të krijuar një shëmbëlltyrë të asaj që duam të jemi”.

Prandaj, sipas Kryeministrit duhet të lihen jashtë problemet politike, por të bashkohen për interesin e përbashkët, që është rruga drejt integrimit evropian dhe rritja e brendshme ekonomike.

Mesazhi i tij ishte i qartë, “Ballkani i hapur është ideja e duhur në kohën e duhur. Kjo është e ardhmja”.

Në përfundim të fjalës së tij, Kryeministri shprehu mirënjohen për kontributin 30-vjeçar të Fondacionit Gjerman “Friedrich Ebert” në Shqipëri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore