Lajme

Nga 22 shkurti kosovarët mund të udhëtojnë pa viza në Emiratet e Bashkuara Arabe, thotë Gërvalla


Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, këtë të marte ka njoftuar se nga 22 shkurti i këtij viti kosovarët do të mund të udhëtojnë pa viza edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit mes Republikës së Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, sot kemi pranuar  Notën Verbale nga Ministria e Jashtme e EBA-s, përmes së cilës jemi informuar se data e hyrjes në fuqi të Memorandumit të Mirëkuptimit, të nënshkruar me datën  11.01.2024,  do të hyn në fuqi me datën 22.02.2024”, ka theksuar Gërvalla.

Kryediplomatja kosovare ka falënderuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, për përfundimin me sukses të këtij procesi me kontributin e saj të dhënë në arritjen e marrëveshjes mes dy shteteve.

“Kështu, me hapa të sigurt po fuqizojmë subjektivitetin tonë ndërkombëtar dhe po arrijmë të zgjerojmë jo vetëm lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë. Vazhdojmë me lajme të mira!”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore