Të gjitha automjetet në Kosovë, nga 16 marsi i këtij viti do të duhej të kishin të vendosur një etiketë (stiker) në xhamin e përparshëm të veturës. Mungesa e këtyre etiketave, sinjalizon Policinë e Kosovës, se ato mjete lëvizëse janë të pa regjistruara.
“Ne e kemi bërë një njoftim dje, që me ju tregu policisë, që pavarësisht që nga 15 marsi i vitit të kaluar ka mundur të ketë tolerancë që dikush që nuk e ka pas stikerin kanë mundur ta tejkalojnë, ndërsa nga sot është shumë e qartë, çdo veturë e cila nuk e ka stikerin në veturë, ose është e paregjistruar, ose e ka stikerin në veturë e nuk e ka vënë në xham”, ka thënë Sami Mazreku, drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, në një prononcim për Albanian Post.
Vendosja e këtyre etiketave është pa pagesë për qytetarët e Kosovës.
“Qytetarët e marrin dhe nuk paguajnë kosto shtesë, 0, sepse është në procedurë të regjistrimit”.
Mazreku ka treguar se Byroja Kosovare e Sigurimeve, është financues i këtij projektligji, me qëllim që të ulë numrin e veturave të paregjistruara.
“Vitin e kaluar ne e kemi marrë përsipër, përmes kompanive të sigurimeve, me financu projektin e stikerave. Kjo bëhet me financim nga vetë kompanitë e sigurimit, ku qëllimi ynë ka qenë ta zvogëlojmë numrin e veturave të paregjistruara, mos me pas në trafik vetura pa regjistrim, pa stiker, se në fund dëmet po i paguajmë ne, kompanitë e sigurimeve, përmes BKS-së me financim të kompanive të sigurimeve, kështu që ky ka qenë interes direkt të financojmë këtë projekt edhe i ka pas rezultatet e veta”, ka treguar më tej Mazreku.
Efekti konkret i kësaj etikete, është më i shprehur për organet e rendit, të cilët e kanë më të lehtë të identifikojnë një veturë të regjistruar ose të pa regjistruar.
Mazreku tregon se në vendet evropiane, etiketa e ka rëndësinë e “tabelës së tretë” për veturat, e cila u ndihmon organeve të rendit të përcjellin regjistrimin e veturave.
“Kur afrohesh afër, e sheh me të mëdha se kur i skadon regjistrimi. Kjo i ndihmon Policisë së Kosovës t’i dallojë nga distanca, a është vetura e regjistruar apo jo. Me numra të mëdhenj i shkruan muaji dhe viti i regjistrimit. Qytetarët nuk kanë nevojë fare me prezentu dokumente, sepse si të afrohen policët e shohin regjistrimin”, shpjegon Mazreku për AP.
Nga një janari i këtij viti stikersat e lëshuara nga Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve në gjithë vendin do të mbajnë ngjyrën e gjelbër, pra nuk do të jene me ngjyrë të njëjtë siç kanë qenë edhe vitin e kaluar.
Ndryshimi i ngjyrës ka për qëllim të vetëm lehtësimin e punës së Policisë së Kosovës, pra për të dalluar nga distanca automjeteve që dalin në komunikacion pa një policë të sigurimit
Përndryshe implementimi i stikersave ka dhënë rezultate të dukshme duke ulur numrin e automjeteve të paregjistruara në Kosovë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Çanak për AP: Vuçiç do që situata në veri të kthehet ashtu siç ishte para Banjës
-
Hoti thotë se besimi në LDK-në është forcuar për shkak të qeverisjes së dobët të LVV-së
-
“Shqiptarët e Luginës do refuzojnë detyrimin ushtarak në Serbi”, Mustafi: Sulmi terrorist në Banjë tregoi kush synon agresionin
-
Vulin kërkon mos anëtarësim të Serbisë në BE nëse kërkohet njohja e Kosovës
Lajmet kryesore
-
Pas Starmer, edhe sekretari i Jashtëm britanik e pranon se po shqyrtohet një plan emigrantësh si ai i Italisë me Shqipërinë
-
Arrestohet autori i plagosjes së dyfishtë në Malësi të Madhe, pas aksionit të RENEA-s
-
Sondazhi i ri nuk gjen asnjë ndryshim në garën presidenciale pas debatit
-
Çanak për AP: Vuçiç do që situata në veri të kthehet ashtu siç ishte para Banjës