Sport

Neymar-i i ri nuk do të shkojë te Barcelona


Kaio Jorge cilësohet si Neymar-i i ri në Brazil. Xhevahiri i Santos-it dukejë pranë Barcelona-s, por gjithçka ka marrë rrjedhë tjetër pas ndërhyrjes së Chelsea-t.

Talenti brazilian lidhet gjithashtu edhe me një transferim të mundshëm, përveç dyshes spanjolle Barcelona – Real Madrid edhe me Juventus-in, Arsenal-in dhe Ajax-in.

Projekti i Roman Abramovich-it duket se e bind më shumë 19-vjeçarin që së shpejti mund të veshë fanellën e bluve të Londrës.

Në fakt Real-i ishte gjithashtu shumë pranë lojtarit, por mediat spanjolle raportuan se madrilenët nuk do e nënshkruajnë për shkak edhe të numrit të madh të talenteve braziliane që kanë marrë kohët e fundit (Reinier, Rodrygo Goes dhe Vinicius Junior dhe Eder Militao).

Premier Liga mbetet për momentin opsioni më i mundshëm për lojtarin, pasi që edhe ndryshimi i presidencës së Barcelona-s mund të ndryshojë objektivat në merkaton e klubit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore