Sport

Neymar do të largohet nga PSG, tri skuadra angleze janë në garë për të


Neymar me shumë mundësi do të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të sezonit.

Pyetja është se ku do të transferohet ylli brazilian për sezonin e ardhshëm.

Mediat franceze shkruajnë se e ardhmja e Neymar-it pritet të jetë Premier Leauge angleze, ku janë të interesuara tri klube për ta transferuar atë.

Raportohet se Chelsea, Neëcastle United dhe Manchester United janë të interesuara për ta marrë 31-vjeçarin në skuadër.

Pronari i Chelsea-t, Todd Boehly, është takuar në më shumë se një rast me Nasser Al-Khelaïfin për të diskutuar mundësinë e transferimi të Neymar-it në “Stamford Bridge”.

Një problem është se sulmuesi brazilian ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2025, andaj mbetet të shihet se si do të zgjidhet çështja e shumës së trasnferimit të tij.

Neymar e ka nisur shumë mirë këtë sezon me kampionët e Francës, i cili shënoi 18 gola dhe dhuroi 17 asistime në vetëm 29 ndeshje në të gjitha garat.

Megjithatë, ai nuk ka luajtur që nga data 19 shkurt, kur pësoi një dëmtim në ndeshjen ndaj Lille.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore