Newcatle përgatiten të ofrojnë 100 milionë për Vlahovic

SHFLETO
Jon Haxhiu
17.12.2021 17:00
Loading Icons...

Newcastle United po planifikon një ofertë prej 100 milionë euros për të nënshkruar me sulmuesin e Fiorentinës, Dusan Vlahovic në afatin kalimtar të janarit.

Bota e futbollit po i vëzhgon nga afër Newcastle teksa përgatiten të investojnë fuqishëm në merkaton e janarit.

Sipas gazetës italiane Calciomercato, klubi thuhet se po përgatitet të ofrojë shumën e mahnitshme pasi ata kërkojnë të përforcojnë skuadrën që po lufton të mbetet në Premier League.

Humbja e tyre 3-1 nga Liverpool në Anfield mbrëmjen e së enjtes, i ka lënë ata në vendin e 19-të në tabelën e Premierligës me 10 pikë pas 17 ndeshjesh.

Ardhja e sulmuesit do t’i siguronte trajnerit Eddie Howe gola shumë të nevojshme në rrethanat në të cilat ndodhet skuadra.

Sulmuesi ka shijuar një tjetër sezon të mirë deri më tani, me 15 gola në 17 paraqitje në Serie A tashmë këtë sezon.