Sport

Newcastle transferon sulmuesin anglez për 50 milionë euro


Newcastle United ka vijuar përforcimet në skuadër në këtë afat kalimtar dimëror.

Ata kanë shpenzuar 50 milionë euro për ta transferuar sulmuesin e Everton-it, Anthony Gordon.

Ky i fundit ndiqej prej kohësh nga Newcastle, derisa ata arritën ta bëjnë të tyrin pasditen e 29 janarit.

Sulmuesi i majtë u shpreh i lumtur pas nënshkrimit të kontratës.

“Që kur dëgjova për interesimin e Newcastle, unë isha i bindur që ky është klubi i duhur për mua”.

Rreth kësaj blerjeje foli edhe trajneri Eddie Howe: “Jam i lumtur që nënshkruam me Gordon, ai është një talent i madh. Jam shumë i emocionuar që do të punoj me të”.

Këtë sezon, Gordon luajti në 16 ndeshje në Premier Leauge me fanellën e Everton-it, prej të cilave ka shënuar tre gola.

Ai gjithashtu numëron edhe shtatë ndeshje me kombëtaren U21 të Anglisë, prej të cilave ka gjetur rrjetën në katër raste.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore