Sport

Newcastle shpenzon 44 milionë euro për futbollistin anglez


Newcastle United është duke u përforcuar për sezonin e ardhshëm dhe pasi e transferuan Sandro Tonali-n nga Milan-i për 80 milionë euro, ata kanë bërë tjetër afrim.

Bëhet fjalë për futbollistin anglez, Harvey Barnes, të cilin e kanë transferuar nga Leicester City për shumën e 44 milionë eurove.

Mesfushori 25-vjeçar ka nënshkruar sot (e diele, 23 korrik) kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2028.

Barnes pati paraqitje shumë të mira në sezonin e kaluar, përkundër që Leicester ra nga Premier Leauge.

Ai shënoi 13 gola dhe dhuroi tre asistime në 40 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat.

Për futbollistin anglez kishte interesim edhe nga disa klube të mëdha evropiane, por Newcastle arriti ta fitojë garën për të.

Kujtojmë që Newcastle United pati një sezon fantastik, të cilët arritën të kualifikohen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore