Newcastle largon Tottenhamin nga zona Champions

Romario Ismailaj
13.04.2024 15:26
Loading Icons...

Newcastle ka marrë një fitore të madhe, 4-0, ndaj Tottenham-it në ndeshjen e javës së 33-të në Premier League të zhvilluar këtë të shtunë në “St. James Park”.

Alexander Isak dhe Anthny Gordon ishin heronjtë e Newcaslte në përballjen e kësaj të shtune ndaj Tottenham-in.

Sulmuesi suedez hapi serinë e golave në minutën e 30, pas një asistimi nga Gordon. Dy minuta më vonë do të ishte vetë anglezi që do të gjente rrjetën.

Goli i tretë i vendasve do të realizohej nga Isak në minutën e 51, pas një asistimi nga Bruno Guimaraes.

Ndërsa, goli i fundit do të vinte nga qendërmbrojtësi zviceran, Fabian Schar tre minuta para fundit të kohës së rregullt të takimit. Gordon, edhe një herë, do të ishte njeriu asist.

Me fitoren e arritur, Newcastle shkon në kuotën e 50 pikëve, në vendin e gjashtë në renditjen e Premier League.

Tottenham-i qëndron në vendin e pestë me 60 pikë, po aq sa Aston Villa e vendit të katërt. Megjithatë, Spurs humbën një mundësi të artë për të marrë vendin e katërt në renditje dhe të fundit për Champions League për sezonin e ardhshëm.

Premier League do të zhvillojë edhe pesë takime të tjera këtë të shtunë:

Brentford – Sheffiled;

Burnley – Brighton;

Manchester City – Luton;

Nottingham Forest – Wolverhampton;

Bournemouth – Manchester United.

Të fundit

Aktuale