Lajme

Neutralizohen terroristët e PKK-së nga inteligjenca turke


Forcat e inteligjencës turke, të hënën, më 22 shkurt, neutralizuan tre anëtarë të lartë të Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK) në Irakun verior.

Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën “neutralizuar” për të lënë të kuptohet se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose kapur.

Raportohet se terroristët të cilët u neutralizuan në rajonin e veriut të Irakut Metina nga Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke (MIT), financoheshin nga PKK-ja.

Sipas burimeve të sigurisë turke anëtarët e PKK-së u neutralizuan ndërsa po mblidheshin për një takim të fshehtë.

Terroristët e PKK-së janë të organizuar në Irakun Verior, për të planifikuar sulme në Turqi.

Në fushatën e saj terroriste në më shumë se 35 vjet, ka qenë përgjegjëse për vdekjet e të paktën 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.

PKK-ja është renditur si një organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore