Film

Netflix zbulon aktorët e filmit “Murder Mystery 2”


Aktorët Mark Strong, Jodie Turner-Smith dhe Mélanie Laurent do të jenë pjesë e kastës së filmit të Adam Sandler-it dhe Jenifer Aniston-it, “Murder Mystery 2”.

Ky film, prodhuar nga kompania amerikane e transmetimit dhe prodhimit, Netflix, në sezonin e parë pati një ndikim të madh – në 28 ditët e para u hapën 83 milionë llogari të përdoruesve, me 30.9 milionë që e bënë këtë në 72 orët e para.

“Murder Mystery” ishte titulli i pestë më i klikuar sipas të dhënave të Netflix-it.

Regjistrimet e “Murder Mystery 2” do të zhvendosen në Hawaii, Paris dhe Karaibe.

Në një postim në median socaile Twitter, shkruan se kasti për “Murder Mystery 2″ tashmë është përcaktuar.

 

“Ne nuk kemi ende ndonjë detaj të karakterit për personazhet që do të luajnë këta aktorë, por sapo të informohemi, do t’jua komunikojmë”, shkruhet në faqen zyrtare të Netflix-it.

Përtej kthimit të Adam Sandler-it për të luajtur Nick Spitz dhe Jennifer Aniston që kthehen për të luajtur Audrey Spitz, nuk dihet nëse Adeel Akhtar dhe John Kani do të ripërsërisin rolet e tyre në vazhdim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore