Aplikacione

Netflix abonon 6 milionë përdorues të rinj


Netflix ka rritur të ardhurat dhe numrin e abonentëve pagues sipas raportit tremujor të fundit të kompanisë. Shifrat e raportit janë më të larta se pritjet e analistëve.

Platforma e transmetimit filloi me “shpërndarjen e paguar” – funksioni për ndalimin e shpërndarjes falas të fjalëkalimit – në SHBA dhe ka sjellë 5.8 milionë abonentë të rinj pagues. Netflix ka konfirmuar se do të përdorë këtë teknikë në pothuajse të gjitha vendet e tjera.

Netflix - Wikipedia

Netflix gjithashtu hoqi dorë nga plani bazë në SHBA, i cili ishte zgjidhja më e lirë pa reklama për 9,99 dollarë në SHBA, 9,99 funte në Mbretërinë e Bashkuar dhe 9,99 euro në Evropë.

Në vend të kësaj, përdoruesit e rinj dhe ata që kthehen duhet të përdorin një prej pakove standarde me reklama me çmim prej 6,99 dollarëve, pakon standarde pa reklama me çmim prej 15,49 dollarëve ose pakon premium me çmim prej 19,99 dollarëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore