Aplikacione

Netflix: Abonimi me reklama ka 15 milionë përdorues në muaj


Netflix njoftoi se abonimi me reklama ka arritur 15 milionë përdorues aktivë në muaj, një vit pasi ata publikuan një opsion për të rritur bazën e abonentëve dhe të ardhurat e tyre, pas një periudhe të ngadalësimit.

Në maj të vitit të kaluar, kompania kishte vetëm pesë milionë përdorues mujor me abonim me reklama.

Netflix - Wikipedia

Në këtë kohë, Netflix dhe rivali i saj Disney+ publikuan opsione të ngjashme për të rritur të ardhurat në shërbimet e tyre të transmetimit.

Ndërkaq, shërbimet e tjera të transmetimit, si HBO Max, Paramount+ dhe Peacock, gjithashtu ofrojnë abonime me reklama për të ofruar zgjedhje më të gjerë për përdoruesit e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore