Netanyahu kryeson në zgjedhje, sipas sondazheve në Izrael

SHFLETO
albanianpost
01.11.2022 21:19
Loading Icons...

Ish-kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mund të jetë në rrugën e fitores në zgjedhjet e së martës, sipas sondazheve.

Lajmi u bë i ditur nga multimediali britanik “BBC”.

Sondazhet, të cilat vlerësojnë rezultatin përpara rezultateve zyrtare, i japin bllokut të tij të krahut të djathtë një shumicë të vogël të ulëseve në krahasim me kundërshtarët e tij.

Një rezultat i tillë do të shënonte një rikthim dramatik për Netanyahu-n, i rrëzuar vitin e kaluar pas 12 vitesh në pushtet.

Zgjedhjet u panë gjerësisht si një votë pro ose kundër kthimit të Netanyahu-t.

Rezultatet zyrtare, të cilat ende mund të prodhojnë një rezultat tjetër, priten në orët në vijim.

Të tre exit poll-et në zgjedhjet izraelite të publikuara nga kanalet kryesore televizive parashikojnë se blloku i djathtë i liderit të opozitës Benjamin Netanyahu do të fitojë një shumicë të ngushtë prej 61-62 vendesh.