Shqipëria

“Nëse Ukraina pushtohet, e gjithë Evropa vuan” – Ambasadori ukrainas në Tiranë jep paralajmërimin


“Në rast se do të ndodhë diçka, ndonjë provokim, atëherë agresioni dhe aksioni ushtarak në Ukrainë, kërcënon rendin evropian dhe atë botëror në tërësi”.

Ky ishte paralajmërimi i ambasadorit ukrainas në Tiranë, Volodymyr Shkurov, për Albanian Post lidhur me situatën në kufirin Ukrainë-Rusi.

Gjatë intervistës ekskluzive, diplomati kujtoi se Ukraina ka 15 reaktorë bërthamorë dhe mbi 30 mijë kilometra të tubacioneve me naftë dhe gaz.

“Shpresojmë se nuk do të shkohet deri atje”, ishte mesazhi i tij.

Duke folur për gjendjen e qytetarëve ukrainas, Shkurov foli edhe “për një ngritje të madhe të frymës patriotike në mes të popullit”.

“Mbi të gjitha, do desha të theksoja, që ky është skenari më i keq, nuk do të jetë në përfitim jo vetëm të Ukrainës, por edhe të Rusisë”, shtoi ambasadori.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore