
Në një anketë në median sociale Twitter, kreu i kompanisë Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, i pyeti ndjekësit e tij nëse duhet të shiste apo jo një pjesë të aksioneve nga kompania e tij e makina elektrike, për të paguar taksën e miliarderëve që Qeveria në SHBA po përpiqet të vendosë.
Populli vendosi pro shitjes, por ajo që nuk u duk në sy të parë, është fakti se nëse Musk vërtetë i shet aksionet, Tesla mund të rritet shumëfish dhe mund të vlejë shumë më shumë se sa sot.
Në tre muajt e fundit, Tesla ka lëvizur mesatarisht me 19 miliardë dollarë në ditë në bursa. Kjo shifër është më e lartë se çdo kompani tjetër amerikane.
Pas një rënieje në gjysmën e parë të vitit 2021, aksionet kanë parë rritje të madhe në javët e fundit.
Në tërësi, që prej 20 tetorit, stoqet kanë shënuar rritje prej 34%. Kjo e ka bërë makinën elektrike të vlejë mbi 1 trilion dollarë në tregje.
Që prej dhjetorit të fundit, kur Tesla u bashkua me bursën S&P 500, aksionet u rritën me 67%.
Kjo e vë atë në vend të dytë për sa i përket rritjes, me mbi të vetëm kompaninë mëmë të Google, Alphabet.
Nëse do të marrim një krahasim, Microsoft është rritur me rreth 60%. Vetë mesatarja e rritjes në S&P është në 25%.

Ndërsa kompani shumë të mëdha si Apple, Amazon apo Meta, janë midis 18-23%.
Vetë vlerësimi i kompanisë po shkon drejt 1.2 trilionë dollarë.
Ndërsa lajmi i mirë për Musk, është se në gusht, nëpërmjet një klauzole, ai mund të blejë aksione me vetëm 6$ për stok. Çmimi real në tregje është mbi 1 mijë e 100 dollarë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Eksperti kroat: Vuçiç “shpërblehet” nëse arrinë marrëveshje me Kosovën – kthehet sërish kah Mali i Zi
-
Abazoviç takohet me Escobarin, përshëndet përpjekjet e ShBA e BE për arritjen marrëveshjes Kosovë-Serbi
-
Partygate, Johnson: Unë nuk kam gënjyer
-
Boris Johnson duhet të japë llogari gjatë seancës dëgjimore të komitetit të Partygate
Lajmet kryesore
-
Si iu dha fund digave në Parkun Kombëtar të Vjosës?
-
Çfarë simbolizon 22 marsi i 1992-it?
-
“Beogradi një gjë, Prishtina një tjetër – askush nga serbët në Kosovë s’e ka të qartë çfarë marrëveshje u arrit” – Intervistë me politologun serb nga Veriu Ognjen Gogiç
-
Diplomati gjerman: S’ka Asociacion nëse serbët në veri nuk marrin pjesë në zgjedhje