Kosova

Nënshkrimi s’është vendimtar, por ecja përpara me marrëveshjen, thotë Rohde


Jorn Rohde

Ndryshe nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili po insiston se vetëm nënshkrim i marrëveshjeve me Serbinë nënkupton zbatim, ka deklaruar ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rode, i cili ka thënë se nënshkrimi nuk është vendimtar.

Këto komente, Rohde i bëri në një intervistë për “Tëvë1”, i pyetur nëse ka parë shenja të lëvizjes përpara në zbatimin e planit evropian, i cili iu soll Kosovës dhe Serbisë nga “Pesëshja e Madhe” më 21 tetor.

“Unë shoh shenja kur ju shihni. Qeveria e Kosovës ka deklaruar se janë gati ta nënshkruajmë. Ne nuk e shohim nënshkrimin si vendimtar, vendimtare është lëvizja [para]”, ka thënë Rohde.

“Duhet ta implementoni [marrëveshjen]. Implementimi është dëshmia. Nëse Kosova do të fillojë gjërat, pala tjetër do të vëzhgohet a e respekton marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit”.

Përderisa askush nuk lëvizë, vlerësoi ambasadori, “ne jemi të ngrirë”. “Këshilla jonë është të lëvizim, dhe pastaj kemi dinamikë pozitive”, shtoi.

Diplomati gjerman ndër të tjera ka folur edhe për sulmin terrorist të 24 shtatorit, ku ka potencuar se Serbia e ka të qartë se për këtë sulm në Banjë, autorët, sidomos ai kryesori, duke iu referuar Milan Radojiçiç-it, i cili mori përsipër këtë rast.

Radojiçiç, pas sulmit terrorist, arriti që ta largohet për në Serbi, ku vazhdon që të jetë i lirë. Mirëpo, Rohde thekson se “ne nuk do ta lëmë me kaq”, duke bërë me dije se do të kërkojnë vazhdimisht nga Serbia që të mbahet përgjegjës.

“Po, ende i lirë, por ju duhet të jeni të sigurt që ne kërkojmë nga autoritetet e Beogradit që ai të mbahet përgjegjës për këtë. Nuk ka ndodhur ende, por ne nuk do ta lëmë me kaq”, pohoi.

Rohde: Kosova ka një përkushtim, implementimi i Asociacionit

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka kërkuar nga Kosova që ta implementojë sa më parë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Këto komente, Rohde i bëri në një intervistë për “Tëvë1”, duke folur për zbatimin e Marrëveshjes Bazë dhe për deklaratat kundërthënëse të Kosovës dhe Serbisë sa i përket zbatimit të marrëveshjeve.

“Kosova ka një përkushtim, implementimi i Asociacionit, e që është një obligim i kamotshëm”, tha Rohde. “Do të thosha që gjithçka sillet rreth kësaj”, shtoi.

Diplomati gjerman deklaroi se “ne presim që Kosova të jetë vetëbesuese”.

“Ju keni mbështetjen tonë dhe nuk kemi propozuar asgjë… unë jam 100 për qind i sigurt, dhe keni parë edhe nga ambasadorët e tjerë të QUINT-it, të njëjtat deklarata që [drafti i Asociacionit] është në pajtim me Kushtetutën e Kosovës”, pohoi ai.

Prandaj, theksoi ambasadori gjerman, “pres nga qeveria që të lëvizë drejt implementimit”.

“Dhe ne mendojmë që Marrëveshjet në Bruksel dhe Ohër janë të detyrueshme, sepse janë të garantuara nga Bashkimi Evropian, dhe Kosova duhet të lëvizë, sa më shpejtë, aq më mirë”.

Tutje, Rohde tha “lëvizni”, duke iu referuar Kosovës, dhe “pala tjetër [Serbia] detyrohet të lëvizë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore