Lajme

Nënkryetari i Kuvendit të Serbisë: Duke përmendur Kosovën, Rusia po na dëmton shumë


Borko Stefanoviç

Nënkryetari i Kuvendit të Serbisë, Borko Stefanoviç, deklaroi se Rusia po dëmton interesant serbe në përpjekjet e saj për ta justifikuar agresion në Ukrainë duke e përmendur Kosovën.

Ai theksoi se ambasadori rus në Beograd, duhet t’ua shpjegojë liderishipit në Kremlin se analogjia me Kosovën është e gabuar dhe ajo të përdoret sa herë kanë nevojë për t’i fshehur qëllimet e tyre, sepse sipas tij, kështu nuk ndihmohet Serbia.

“Sa i përket ambasadorit të Rusisë në Serbi, Alexander Bochan-Kharchenko, nëse vërtet dëshiron ta ndihmojë Serbinë, duhet t’i shpjegojë udhëheqjes ruse se sa e dëmshme është për interesat e Serbisë, kur për të shpjeguar shkëputjen e pjesëve të Ukrainës, ata i referohen precedentit të Kosovës”, deklaroi ai, transmeton mediumi ballkanit N1.

Sipas Stefanoviç’it, diplomati rus nuk ka nevojë të reagojë ndaj çdo çështjeje që ka të bëjë me politikën e jashtme të Serbisë.

“Serbia duhet të udhëheqë një politikë të pavarur, nuk mund të reagojë ndaj presioneve nga perëndimi dhe përpjekjeve të caktuara për të pushtuar një pjesë të territorit, por edhe ndaj presioneve nga lindja për të mbetur një ishull i izoluar në kontinentin evropian”.

“E ardhmja e Serbisë është në BE dhe çdo gjë tjetër do të nënkuptonte izolim me pasoja katastrofike”, shtoi ai.

Ndryshe, në një fjalim të Vladimir Putin’it më 21 shkurt të këtij viti, në të cilin ai e bëri të ditur njohjën nga Rusia të Luhansk’ut dhe Donetsk’ut, iu referua bombardimeve të NATO-s mbi Jugosllavinë dhe mbështetjes për Kosovën si justifikim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore