Lajme

Nëna e djalit me sindromën Down nga Gaza: U sulmua nga një qen ushtarak dhe u la të vdiste


Teksa bombardimet vazhdojnë në Gaza – mbi 60 palestinezë vdiqën në bastisjet izraelite në Khan Younis dhe Al Mawasi – një histori e tmerrshme vjen nga Gaza.

Ajo u publikua nga media britanike BBC, e cila raportoi vdekjen e Muhammed Bhar.

Muhammedi ishte 24 vjeç dhe vuante nga sindroma Down.

“Ai nuk dinte të hante, të pinte apo të ndërronte rrobat. Unë jam ai që i kam ndërruar pelenat. Unë jam ai që e kam ushqyer. Ai nuk dinte të bënte asgjë vetë”, tha nëna e tij Nabila Bhar, 70 vjeçe për transmetuesin britanik.

Më 3 korrik, sipas rrëfimit të familjes, IDF bastisi shtëpinë e tyre në rrugën Nazaz në qytetin e Gazës.

Nabila tregon për disa dhjetëra ushtarë me një qen luftarak, kafshë të përdorura për të gjetur militantët e Hamasit dhe për të kontrolluar kurthe me armë zjarri dhe eksplozivë.

Pas disa orësh, nuk dihet se sa, familja u urdhërua me armë të largohej dhe Muhamedi mbeti me ushtarët.

Kishte lutje dhe britma.

Dy nga vëllezërit e tij janë arrestuar dhe ende nuk janë liruar. Pjesa tjetër e familjes gjeti strehim në një ndërtesë të bombarduar.

Pastaj, një javë më vonë, ata u kthyen në shtëpi për të gjetur trupin e Muhamedit.

Ai u gjakos deri në vdekje i vetëm, pa ndihmë, thotë nëna e tij.

Nabila ka mbetur me imazhin e fëmijës së saj të vdekur.

“Nuk do ta harroj kurrë këtë skenë…Vazhdimisht shoh qenin duke i shqyer dorën dhe gjaku që i rrjedh nga dora. Është gjithmonë para syve të mi, nuk më braktis për asnjë moment. Nuk mundëm ta shpëtonim, as prej tyre e as nga qeni”.

Marrë nga “Corriere della Sera”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore