Lajme

Nën strehën e epokës viktoriane të Rita Orës


Rita Ora është mishërim i një gruaje moderne.

E lindur në Kosovë, ajo u transferua në Londër kur ishe ende foshnjë bashkë me familjen e saj.

Dhe prej andej, e katapultoi veten drejt famës në arenën muzikore.

31-vjeçarja ka pasur këngë të shumta hit dhe është shfaqur si trajnere në konkurse muzikore si The Voice UK, The Voice Australia, The X Factor dhe The Masked Singer UK.

Është një nga ato personazhe të famshëm të shekullit të XXI-të që duket se i bën të gjitha.

Ndjekësit e saj në Instagram e dinë se ajo ka të ngjarë të postojë nga Parisi një ditë, Los Angelos-i disa ditë më vonë dhe Zelanda e Re javën që pason.

Madje ka romancën e nevojshme të profilit të lartë, me regjisorin Taika Waititi.

Të gjitha këto e bëjnë të habitshme të imagjinohet se shtëpia e saj nuk është aspak si rezidenca moderne me një pishinë.

Rita banon në një banesë simpatike me tulla në lagjen Primrose Hill të Londrës Veriore. E ndërtuar në vitin 1877, dikur ishte shtëpia e ilustruesit Arthur Rackham.

Megjithëse këngëtarja e ka rinovuar pak pasi e bleu shtëpinë në vitin 2021, ajo nuk u lejua të bënte ndonjë ndryshim të madh.

“Kam pasur gjithmonë një tërheqje për shtëpitë me një frymë të vjetër”.

“E dija se kjo shtëpi ka qenë në mënyrë specifike shtëpia e shumë krijuesve, kështu që mendova se do të kishte një energji vërtet të veçantë”.

Kryesisht, rinovimet konsistonin në restaurimin e dyshemeve dhe çatisë, rinovimin e banjove, tubacioneve, lidhjeve të energjisë elektrike dhe përmirësimin e kuzhinës.

Rita, nga ana tjetër, e ka mobiluar shtëpinë me gjetje të vjetra nga tregu i famshëm Portobello Road në Londër.

Kurse shumicën e artikujve, ajo i kishte në pronësi dhe i kishte përdorur në shtëpitë e mëparshme.

“Më pëlqen të jem me kosto efektive kur është e nevojshme”, ka treguar ajo.

Motra dhe menaxherja e saj, Elena Ora, është përgjegjëse për rregullimin e koleksionit të mobiljeve në shtëpi.

Kurse dizajnerja Joanna Plant i ka shtuar ambientit të brendshëm “copëza të vogla” për të lidhur gjithçka së bashku.

Zona e saj e re ka më shumë parqe dhe gjelbërim. Ndërkaq, shtëpia e saj ka oxhaqe të shumta dhe një kopsht të bukur, të gjitha lehtësitë që e ndihmojnë të shkëputet nga jeta me ritme të shpejta.

Teksa po punon me albumin e saj të tretë, Rita nuk mund të ishte më e lumtur me bazën e qetë dhe të qëndrueshme të shtëpisë që ka krijuar.

“Të gjithë vijnë në shtëpinë time dhe më thonë: Nuk mund ta besoj që jetoni në një shtëpi si kjo”.

Ajo e kupton këtë hutim të njerëzve.

“Vetja ime e jashtme është super e ndezur, plot ngjyra dhe jam vërtet krenare për vendimet që marr. Brenda, vetvetja ime e brendshme është e kundërta. Doja që vetja ime e brendshme të reflektohej në shtëpinë time”.

Thuajse të gjitha mobiljet në dhomën e ndenjes janë të vjetra nga Portobello Road Market, me përjashtim të mbulesës së dyshemesë dhe jastëkët në divan.

Ndarja prej druri midis dhomës së ndenjes dhe dhomës së ngrënies është origjinale dhe nuk lejohet të ndryshohet.

Në dhomën e ngrënies, më shumë pjesë të cilësisë së mirë si tavolina e ngrënies dhe kabineti përzihen me karriget, një vazo, kuvertën.

“Nuk doja që të ndihej shumë e ndritshme dhe e bardhë. Doja shumë tone tokësore”.

“Tavani tepër i lartë ishte kaq i pazakontë, sa më pëlqeu shumë. Dhe banja në dhomë ishte padyshim tejet intriguese”.

Sakaq, Interholc Construction ka dhënë ndihmën e vet në restaurimin e dyshemeve, dhomave të gjumit dhe banjove.

“Kjo shtëpi ndihej sikur ishte lloji im i vilës brenda qytetit, që është kaq e vështirë të gjendet në një qytet si Londra”.

“Dhe rahatia gjendet në një vend ku sheh televizor, ndez zjarrin dhe lexon libra. Mund të luash lojëra ose të flesh gjumë”.

Çka Rita donte të gjente brenda shtëpisë së saj ishte një prekje romantike dhe feminiliteti.

Kompleti i saj përmban një divan të bërë me porosi sipër një qilimi, llamba dyshemeje rozë, një karrige kafe, perde rozë dhe shumë jastëkë në divan.

Llambadari, si të gjithë ndriçuesit në shtëpi, iu shtua banesës nga vet Rita.

Dhoma kryesore e gjumit ndodhet në atë që dikur ishte studioja e ilustrimeve të Arthur Rackham. Megjithëse pjesa më e madhe e shtëpisë ishte e mobiluar me koleksionin ekzistues të saj, ajo solli në Londër stilisten Joanna Plant për ndihmë.

Ajo është përgjegjëse për shtratin e bërë me porosi të veshur me një pëlhurë prej kadifeje trëndafili, si dhe divanin blu me një hedhje vintage turke.

“Ballkoni është gjëja më magjike për t’u zgjuar në mëngjes”.

“Jetoj në dhomën time. Jam atje çdo ditë. Për dy deri në katër orë, mund të jem atje duke bërë grim, flokët, intervista, gjithçka. Ndihem mirë të bëhem gati në shtëpinë time”.

Ndërkohë, dyshemeja me kuadrate bardhezi dhe lavamani i dyfishte janë origjinale, por Rita ka përditësuar elemente te tjera.

Për oborrin ajo punoi me Paul Jezioranski nga London Gardener. “Shtëpia është kaq tokësore. Kopshti ka personalitetin e vet”.

Marrë nga “Architectural Digest”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore