Lajme

Negociatori i Moskës sqaron se nuk ka ‘shkëmbim’ me Azov-ët


Negociatori rus dhe kreu i komisionit të çështjeve ndërkombëtare të Duma-s (Parlamenti rus – AP), Leonid Slutsky, mohoi hapjen e një shkëmbimi të të burgosurve midis luftëtarëve të regjimentit Azov dhe oligarkut pro-rus Viktor Medvedchuk.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencitë perëndimore, duke cituar agjencinë TASS.

“Mendimi im nuk ka ndryshuar: nuk duhet të ketë shkëmbim me luftëtarët Azov, të cilët janë të ndaluar në Federatën Ruse, dhe fati i tyre duhet të vendoset nga gjykata”, shkruan zyrtari rus në një postim në Telegram.

Me këtë rast Slutsky kritikoi mediat “të cilat duan t’i nxjerrin citimet jashtë kontekstit”.

Negociatori u kërkoi atyre të mos “senzacionalizohen nga fundi”.

Agjencia Interfax njoftoi më parë, duke cituar Slutsky-n, se Rusia po konsideronte një shkëmbim të të burgosurve me Ukrainën – midis luftëtarëve të regjimentit Azov dhe Medvedchuk-ut.

Slutsky shpjegoi në Telegram se “të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me politikanin ukrainas Viktor Medvedchuk duhet të diskutohen nga ata që kanë ekspertizën e duhur”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore