Autoriteti Portual i Durrësit (APD) ka njoftuar se në kalatat portuale po përpunohen katër anije, ndërsa gjashtë janë në radë dhe tre në pritje.
“Mbi 14 mijë e 806 ton mallra, si hekur, çimento dhe qymyr po përpunohen sot në portin e Durrësit”, ka bërë të ditur APD-ja.
Sipas autoritetit, në radë ndodhen gjashtë anije tregtare, të cilat pritet të nisin procesin e përpunimit në orët e ardhshme. Dhe se prej tyre do të përpunohen 16 mijë e 121 ton mallra si skrap, superfosfat dhe llamarinë.
Ndërkaq, APD-ja ka zbuluar se tre anijet e tjera janë me 7 mijë e 285 ton mallra me melamin dhe skrap.
Porti i Durrësit është më i madhi në vend.
Anijet tregtare, që transportojnë mallra nga Durrësi ose drejt tij, kanë lundruar deri tani drejt 67 porteve në 24 vende të botës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Ndryshime në kabinetin Rama, emërohen disa zv.ministra të rinj
-
Edhe Osmani ngushëllon familjen e Gerti Bogdanit: E mbështeti Kosovën me përkushtim dhe pasion
-
Abdixhiku telegram ngushëllimi familjes së Gerti Bogdanit: Humbje e madhe për shqiptarët
Lajmet kryesore
-
Amerika nënshkruan marrëveshje miliardëshe me Serbinë në fushën e energjisë
-
Anëtarësimi në SEPA, Sejko: Po punojmë me ekspertët e Bankës Botërore
-
Zbulohet lufta në hije e Rusisë kundër Izraelit: Nxit pakënaqësinë arabe, tensionon marrëdhëniet me jashtë
-
Haradinaj: Osmani i kërkoi Biden-it që Kosova ta propozojë draft-statutin e Asociacionit, Kurti e pengoi