Pajisje

Në Mbretërinë e Bashkuar, Vodafone-i zgjedh Samsung-un për rrjetin 5G


Në Mbretërinë e Bashkuar, Vodafone-i, ka zgjedhur Samsung-un si furnizues për infrastrukturën e saj 5G në kuadër të zgjerimit të mbulimit të saj.

Agjencia e lajmeve, BBC, tregon se një analist e ka përshkruar masën si një “përparim” për Samsung-un, në një treg që pritet të dominohet nga Ericsson-i dhe Nokia.

Kjo pasi Mbretëria e Bashkuar u bashkua me vendet e tjera në ndalimin e produkteve Huawei-t.

Për lëvizjen e ndërmarrë, Vodafone-i është shprehur se nëpërmjet saj synon të zgjerojë gamën e furnitorëve.

Si fillim, Kit Samsung-u, do të instalohet në 2 mijë e 500 vende rurale në jug-perëndim të Anglisë dhe pjesën më të madhe të Uellsit.

Firma koreano-jugore është një nga kompanitë e kontraktuara nga Vodafone-i për të ndërtuar atë që e quan “vendosjen e parë tregtare të Rrjetit të Hapjes së Radios (Open RAN) në Evropë”.

Për sa i përket, Rrjetit të Aksesit në Radio, ai mbulon pajisjet që sigurojnë lidhjen përfundimtare midis telefonit dhe rrjetit telefonik. Rrjeti përfshin pajisje të tilla si antena të telefonit celular në kulla dhe ndërtesa.

Ndërsa me Open RAN-in, pjesët e rrjetit të bëra nga furnizues të ndryshëm janë krijuar për të punuar në të njëjtën mënyrë, duke përmbushur një grup të përbashkët standardesh.

BBC tregon se për shkak se pajisjet nga furnitorë të ndryshëm janë të ndërveprueshme, rrjeti mund të bashkohet duke përdorur përbërës nga një sërë ndërmarrjesh, më tepër si Lego, në krahasim me ndërtimin nga një furnizues i vetëm.

Zyrtari kryesor i teknologjisë së Vodafone-it, Johan Wibergh, është shprehur se përdorimi i Open RAN-it do të lejojë kompaninë të lëshojë karakteristika të reja në të njëjtën kohë në shumë faqe, të shtojë kapacitetin më shpejt dhe të zgjidhë ndërprerjet “menjëherë”.

Ky konsiderohet si një moment kyç në historinë e rrjetit 5G në Mbretërinë e Bashkuar.

Kur operatorëve celularë u është bërë e ditur se do të duhet të heqin dorë nga pajisjet e Huawei-t, ata janë përballur me një zgjedhje shumë të kufizuar, ose Nokia-n ose Ericsson-in. Ata kanë paralajmëruar se kjo mund të nënkuptojë çmime më të larta dhe një hapje më të ngadaltë.

Samsung-u, i cili prej kohësh konsiderohej të ishte jashtë loje në tregun e pajisjeve të telekomit në Evropë, tanimë ka bërë një rikthim “mahnitës” dhe shkatërruar duopolin. Dhe duket se marrëveshje të tjera do të vijnë.

Gjithashtu ky është një hap i madh përpara për konceptin OpenRan, i cili do të lejojë që përbërësit nga furnizues të ndryshëm të ndizen në stacionet bazë që, deri më tani, janë furnizuar nga një furnizues i vetëm.

Nga ana tjetër, qeveria e Mbretërisë së Bashkuar , e cila është e etur për të kufizuar pasojat nga ndalimi i saj i Huawei-t, ka shtyrë idenë me shpresën se do të sillte më shumë furnizues në treg.

Tanimë, Nokia dhe Ericsson-i kanë nënshkruar marrëveshje të shumta të rrjetit 5G në Mbretërinë e Bashkuar dhe kanë një epërsi të madhe, të cilën ata do ta përdorin në mënyrë agresive për t’u mbrojtur.

Pretendent i ri

Në muajin korrik të vitit 2020, ofruesit e telefonisë celulare në Mbretërinë e Bashkuar u ndaluan të blinin pajisje të reja Huawei 5G dhe se ata duhet të hiqnin të gjithë paketën 5G të firmës kineze nga rrjetet e tyre deri në vitin 2027.

Kjo pasoi edhe shqetësimet se përdorimi i pajisjeve të firmës paraqiste një kërcënim të sigurisë kombëtare. Këtë Huawei e ka mohuar me forcë.

BBC shkruan se analistët e kanë parë këtë si një hap të rëndësishëm për Samsung-un pasi kompania kërkon të konkurrojë me firmat kryesore në treg.

“Ky partneritet përfaqëson një përparim të madh në treg për Samsung-un”, është shprehur analisti Richard Webb, i CSS Insight.

Ai ka theksuar se Samsung-u kishte ende një rrugë të gjatë për të bërë për të arritur Ericsson-in dhe Nokia-n, por që duhet të shihet si “një pretendent i mirëfilltë”.

Webb ka shtuar se “kjo fitore e kontratës shton besueshmërinë e saj dhe mund të jetë një sinjal për operatorët e tjerë evropianë që ta konsiderojnë Samsung-un si një mundësi”.

Gjithashtu ka vënë në dukje se Open RAN-i mund të jetë i dobishëm për kompani si Samsung-u që kërkojnë të sfidojnë lojtarët dominues në treg.

“Diversiteti i shitësit është një nga parimet kryesore të konceptit”, ka përmbyllur analisti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore