Aplikacione

Në Mbretërinë e Bashkuar, legjislacion i ri për përdoruesit e internetit


Në bazë të legjislacionit të ri në Mbretërinë e Bashkuar, kompanitë e mediave sociale do të duhet që të heqin në mënyrë të shpejtë përmbajtjen e dëmshme ose do të përballen potencialisht me gjoba prej shumë miliardë paund.

Agjencia e lajmeve, BBC, tregon se i shpallur në Fjalimin e Mbretëreshës, Ligji i Qeverisë për Sigurinë Online, vjen me një premtim të mbrojtjes së debatit.

Specifika e tij kryesore ka të bëj me përshtatjen për t’i mbajtur fëmijët të sigurt dhe nga ana tjetër, thotë se duhet të ruhet përmbajtja “e rëndësishme demokratike”.

Aktivistët nuk janë dakord me këtë. Ata shprehen se planet do të çojnë drejt një censure. Të tjerë paralajmërojnë se gjobat që do u vihen kompanive në rast moszbatimi të ligjit, nuk shkojnë aq sa duhet.

I njohur më parë si Online Harms Bill, projektligji ka qenë në hartim e sipër për dy vjet. Dhe përfshin një gamë të madhe të përmbajtjes.

Sipas tij, fëmijët rrezikojnë të bëhen viktima të përmbajtjeve të dëmshme si pornografia, hakmarrja, gjuha e urrejtjes, imazhe abuzimi, vetëvrasje apo çrregullime të të ngrënit.

Mirëpo, shkon edhe më larg duke përfshirë terrorizmin, dezinformimin dhe abuzimin racist.

Lidhur me shtesat e reja të projektligjit, përfshihen dispozita për të trajtuar mashtrimet në internet si ato të romancës apo mundësitë e rreme të investimeve.

Oliver Dowden, sekretari digjital, është shprehur se “ligjet thelbësore” do të krijojnë një “epokë të re të përgjegjësisë për teknologjinë”.

Edhe Priti Patel, sekretare e brendshme, ka shtuar se mashtrimet do të ndihmojnë në luftën kundër “kriminelëve të pamëshirshëm që mashtrojnë miliona njerëz”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore