Gjenerali i Emirateve të Bashkuara Arabe, Ahmed Nasser al-Raisi, i akuzuar për torturë është zgjedhur president i Interpol-it.
“Zoti Ahmed Nasser al-Raisi i Emirateve të Bashkuara Arabe është zgjedhur në postin e presidentit”, njoftoi Interpol-i në Twitter.
Organizata të ndryshme të të drejtave të njeriut dhe anëtarë të Parlamentit Evropian kishin shprehur shqetësimet e tyre lidhur me emërimin e gjeneralit arab.
“Raisi, kreu i forcave të sigurisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, do të ketë një rol kryesisht ceremonial dhe vullnetar gjatë mandatit të tij katërvjeçar”, sqaron e përditshmja britanike “The Guardian”.
Ankesat
Akuza e parë u prezantua nga avokatët e mbrojtësit të të drejtave të njeriut dhe blogerit Ahmed Mansour.
Ky i fundit, ka qenë në izolim për katër vjet në një qeli prej katër metrash.
Mansour akuzohej se kishte “kërcënuar rendin publik” dhe kishte shpërndarë ” informacione të rreme”.
Lufta e pamëshirshme e gjeneralit al-Raisi kundër krimit dhe terrorizmit, sipas organizatave të të drejtave të njeriut, shtrihet në persekutimin e çdo kundërshtari të regjimit të Sheik Khalifa bin Zayed.
Akuzat e “britanikëve”
Të hënën e 22 nëntorit në Stamboll u organizua një konferencë për shtyp nga avokati britanik Rodney Dixon.
Dixon po ndihmon akademikun britanik Matthew Hedges.
Akademiku u arrestua nga policia e Emirateve në maj të vitit 2018 dhe më pas u akuzua për spiunazh.
Hedges rrëfeu se ishte burgosur në një qeli të vogël, ku u rrah, u torturua, u drogua dhe u detyrua të nënshkruante një rrëfim të rremë.
Pas presionit nga Londra zyrtare ai u lirua edhe pse ishte dënuar me burgim të përjetshëm.
“Gjenerali al-Raisi është përgjegjës për atë që më ndodhi, është e pamundur që ai të mos ishte në dijeni të dhunës”, do të deklaronte Hedges.
Një ankesë e tretë u paraqit nga Ali Issa Ahmad, një shtetas britanik si Hedges.
Ahmad ishte në Emiratet e Bashkuara në janar të vitit 2019 dhe ndoqi një ndeshje të Kupës së Azisë.
Ai mbante veshur një fanelë të ekipit kombëtar të Katar-it.
Gjatë atyre ditëve, Emiratet e Bashkuara Arabe morën pjesë në bllokadën kundër Katarit.
Kjo bllokadë ishte shpallur edhe nga Arabia Saudite, Bahreini dhe Egjipti duke vijuar deri në janar të vitit 2021.
Ali Issa Ahmad u arrestua, u rrah dhe u ther me thikë
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Kurti për vizitën dy ditore në Gjermani: Kryefjala e vizitës ishte rëndësia e anëtarësimit të Kosovës në KiE
-
Mes tensioneve për Gazën, shtyhet vizita e Erdogan në Shtëpinë e Bardhë
-
Thaçi: Ëndrra ime është që të gjithë shqiptarët të jetojnë në një shtet
-
Vaksinat e personalizuara mRNA për melanomën hyjnë në fazën e re të provës
Lajmet kryesore
-
Aksioni i Frontex në Ballkan jep efekt, bien drastikisht kalimet e jashtëligjshme
-
Mbi 14 milionë turistë priten këtë vit, Balla: Policia e Shtetit i ka marrë të gjitha masat
-
Ose të dëgjojë SHBA-të ose të përgatitet për përshkallëzim – zgjedhja i takon Izraelit
-
Kurti për vizitën dy ditore në Gjermani: Kryefjala e vizitës ishte rëndësia e anëtarësimit të Kosovës në KiE