Shqipëria

Në korrik, 23.3% më shumë mallra në porte


Në raportin e publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT) del se përgjatë muajit korrik të vitit 2021, volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte ka pësuar një rritje me 23.3 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kjo përqindje përkthehet në 465.5 mijë ton më shumë mallra në porte.

Kurse për volumin e mallrave të transportuara nëpërmjet hekurudhës, ai është ulur me 22.7 për qind krahasuar me korrikun e vitit 2020. Dhe krahasuar me mesataren e muajve korrik për periudhën 2018-2020, volumi i mallrave të transportuara me hekurudhë ka rënë me 33.8 për qind.

Transporti i mallrave me det, hekurudhë dhe ajër

Situata nuk është e ngjashme për transportin ajror, ku është vënë re një rritje me 5.4 për qind. Ndryshe të llogaritura në 173.1 ton.

Kjo shkon paralel edhe me një rritje të numrit të fluturimeve të kryera, të cilat rezultojnë të jenë 72.9 për qind më të larta në raport me korrikun e kaluar.

Nga të dhënat e INSTAT nxirret se këtë korrik, transporti ajror i pasagjerëve ka zënë 75.9 për qind të transportit të përgjithshëm.

Ndërkohë, numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 422 mijë e 483 pasagjerë. duke pësuar një rritje me 2.8 herë nga korriku i vitit 2020.

Bazuar te mënyra e transportit

Në korrik të vitit 2021, vlera e mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 103.7 miliardë lekë dhe 47.9 për qind e tyre u transportua me rrugë detare.

Mallrat e eksportuara përmes detit zënë 54.1 për qind, me rrugë 39.4 për qind dhe me ajër 1.4 për qind.

Struktura e eksporteve sipas mënyrës së transportit, korrik2021

INSTAT tregon se në bazë të shifrave, mallrat e eksportuara me rrugë janë rritur me 21.1 për qind, krahasuar me korrikun e vitit 2020.

Ndërsa për mallrat e importuara, ato përmes detit kanë zënë 45.1 për qind, me rrugë 44.1 për qind dhe me ajër 8.2 për qind.

Struktura e importeve sipas mënyrës së transportit, korrik 2021

Rritja është vënë re te importi rrugor me 16.5 për qind në raport me korrikun e kaluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore