Shqipëria

Në Konventën Ndërkombëtare të Turizmit, shfaqet harta me Kosovën “si pjesë e Serbisë”


Konventa Ndërkombëtare e Turizmit nisi të martën e 4 prillit aktivitetin e bashkë-organizuar për herë të parë në Tiranë me Organizatën Botërore të Turizmit.

Përtej vizioneve për një turizëm të transformuar rreth prioriteteve të punës, arsimit dhe investimeve, organizimi u shfaq problematik deri në limitet e skandalit në tryezën e titulluar “Perspektivat e investimeve strategjike”.

Ndërsa të ftuarit në panel flisnin për investimet strategjike në turizëm dhe propozohej për një vizë të përbashkët për Ballkanin Perëndimor në ndihmë të këtij sektori, një hartë e shfaqur prapa tyre tërhoqi jo pak vëmendje.

Në të u shpalos një hartë e rajonit me Shqipërinë dhe vendet fqinje, por me Kosovën si pjesë e Serbisë.

Kjo hartë tërhoqi vëmendjen e studiuesit Ardian Muhaj, i cili e ka postuar imazhin e rëndë në median sociale “Twitter”.

Për këtë situatë pritet më së paku një reagim nga ana e organizatorëve dhe instancave përgjegjëse për mbarëvajtjen e këtij eventi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore