Sport

Në futboll humbja e kohës gjatë ndeshjes është një formë arti i ndërlikuar


Ndërsa bota është e fiksuar pas produktivitetit, futbolli ka shkuar në anën tjetër dhe është bërë kreativ me kalimin e kohës.

Humbja e kohës në jetën e përditshme shihet si dobësi, ndërsa në futboll ajo u jep praktikuesve të saj një nivel të ndërlikuar. Akti i qëllimshëm i ngadalësimit të lojës ose i prishjes së lojës, kur skuadra është në avantazh, identifikohet si e kundërta e naivitetit.

Aktit i është dhënë një emër i ri, “menaxhimi i lojës”, duke rritur sabotimin me dinakëri të skuadrës kundërshtarëve. Menaxhimi i mirë i lojës tani kuptohet si një cilësi që duhet ta ketë një ekip i suksesshëm.

Përkufizimi i fjalëvë “humbje e kohës”, nënkupton uljen e përqindjeve që skuadra kundërshtare të prodhojë raste për avantazh si dhe për të mos harxhuar shumë energji gjatë lojës.

Mbajtja e topit te flamur i këndit është strategjia e shumë përdorur nga futbollistët, ku shpesh herë vonojnë fillimin e ndeshjes. Ajo rezulton efektive pasi edhe një dënim me karton të verdhë, i cili jo gjithmonë merret, përparon strategjinë e humbjes së kohës.

Me rivënie, të gjithë mund të bashkohen në argëtim, skuadra vendase vonon dorëzimin e topit, ndërsa tifozët presin me shpresa qe topi të futet sërish në lojë për ndonjë avantazh nga skuadra e tyre e zemrës.

Një vëzhgim nga prestigjiozja britanike “BBC”, tregon se pozicioni i topit në 10 minutat e fundit të finales së Euro 2022 është një homazh i projektimit për këtë strategji, pasi u përdor dhe u testua me sukses.

Shtirja ose ekzagjerimi i lëndimit është momenti ku bëhen vonesat më të mëdha. Kur Mark Noble mori Ander Herrera-ën dhe e nxori jashtë fushës, ishte një moment për t’u shijuar nga gjithë adhuruesit e futbollit.

Ryan Giggs dhe David Beckham u qortuan nga gjyqtari për qëndrimin në këmbë jashtë zonës së portierit pas një goditjeje këndi, ndërsa sekondat ishin jetike. Të dy drejtuan topin jashtë zonës “D” (pranë zonës së portierit), duke e larguar nga zona e nxehtë për të humbur sekondat e fundit.

Kohët e fundit, në këtë teatër është bashkuar edhe Pickford Flop, një simulim në një përpjekje për të bindur gjyqtarët për të fituar një 11 metërsh.

Në strategjinë e humbjes së kohës nuk mund të mungojnë zëvendësimet e vona të dyfishta, ku më pas pasohen me ecje të ngadaltë jashtë fushës së gjelbërt.

Marrja me radhë e “turnit” për t’u ulur në fushë nga ngërçi ose vonimi i goditjeve të lira duke treguar ndonjë pengesë jo ekzistente për rifillimin e lojës janë disa nga strategjitë që ndiqen dhe janë ndjekur ndër vite në futboll, por që kohët e fundit po përdoren pa një masë të caktuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore