
Të dielën e 14 nëntorit po mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në saktësisht 21 komuna të Republikës së Kosovës, ndërkohë që të hershëm në votim kanë qenë edhe dy kandidatët për kryetar të Prishtinës – Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) si dhe Arben Vitia nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).
Rama e Vitia, procesin e votimit e kanë kryer rreth orës 9 të mëngjesit, ndërsa të dy kanë qenë të shpejtë edhe në publikimin e fotografive të tipit “selfie” në mediat sociale me bashkëshortet e tyre.

“Mirëmëngjesi Prishtinë. Një ditë e shkëlqyeshme me diell, një ditë fantastike për të filluar transformimin e Prishtinës”.
“Shumë dashni për Prishtinën tonë”, ka shkruar në Facebook, kandidati i LDK-së për të parin e Prishtinës, Përparim Rama, në një “selfie” të publikuar bashkë me gruan e tij, Kristale Ivezaj.
Ndërkaq, kandidati i LVV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, kishte zgjedhur përshkrim pak më të shkurtër dhe më të thjeshtë karshi fotografisë me gruan e tij, Merita Kasumi – Vitia.

“Pas votimit, bashkë me Meritën në rrugën B po e pijmë nga një kafe. Ditë e mirë për kryeqytetin”, ka shkuar Vitia në postimin e ndarë me ndjekësit në llogarinë e tij zyrtare të Facebook-ut.
Përndryshe, Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje nuk arriti të fitojë në raundin e parë të zgjedhjeve, pasi mori vetëm 42,33% të votës së përgjithshme për Prishtinën, pasuar nga Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës, me 29,35% të votave, çka bëri që dyshja të shkojnë në raund të dytë zgjedhor.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Në Austri, lamat largohen nga cirku dhe bllokojnë lëvizjen e trenave
-
Analiza e gjakut për 50 lloje të kancerit mund të përshpejtojë diagnozën, sipas një studimi
-
Brad Pitt thotë se “Angelina Jolie i shiti aksionet nga prona në Francë në shenjë hakmarrjeje për kujdestarinë e fëmijëve”
-
Studiuesit australianë bëjnë zbulimin e parë në botë për endometriozën
Lajmet kryesore
-
Shefi i KFOR kritikon Kurtin: Prej dy vitesh vetëm hapa pas, boll më me veprime të njëanshme
-
Pas sekretares së MSH-së, arrestohen edhe inxhinieri dhe administratori i firmës që fituan tenderin ilegalisht
-
Hakan Fidan – Top diplomati i ri turk i lidhur me Shqipërinë dhe ish-shef i spiunazhit, që rregulloi raportet me Izraelit
-
Kosova kërkon nga Mali i Zi që t’i lejojë fëmijët ta kalojnë kufirin me certifikatë të lindjes