Shqipëria

Në ditën e të drejtave të njeriut, Begaj kujton 75-vjetorin e Deklaratës Universale: Shënjoi historinë


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh në ditën e të drejtave të njeriut, duke sjellë në vëmendje 75-vjetorin e Deklaratës Universale dhe duke e quajtur atë një dokument, i cili shënjoi historinë e të drejtave të njeriut.

Presidenti Begaj thekson rëndësinë e anëtarësisë për herë të dytë të Shqipërisë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së, si dhe garanton angazhimin e institucioneve shqiptare në mbrojtjen dhe promovimi e të Drejtave të Njeriut.

“Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut- Dokumenti themelor që ka shenjuar historinë e  të drejtave të njeriut mbush sot 75 vjet”, vlerëson kreu i shtetit.

Kjo Deklaratë, sipas Begajt, është ideali  i përbashkët për t’u arritur nga të gjithë popujt e gjithë kombet, me qëllim që çdo individ të gëzojë në mënyrë të barabartë dhe pa diskriminin liritë dhe të drejtat themelore njerëzore.

Është një përkim i bukur që në 75 vjetorin e saj, Shqipëria u zgjodh për herë të dytë anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut të OKB-së, përshkruan ai.

Teksa, në mbyllje, thotë se “institucionet tona do të vijojnë të mbrojnë e promovojnë  të Drejtat e Njeriut për një botë me liri, drejtësi e barazi për të gjithë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore