Sport

Në Britani, 57 notarë u sëmurën me diarre pas triathlon-it


Në Britaninë e Madhe, 57 notarë u ndjenë keq dhe patën diarre pasi konkurruan në Kampionatin Botëror të Triathlon-it.

Atletët garuan në një pjesë të bregdetit në Sunderland, ku cilësia e ujit është përkeqësuar për shkak të shkarkimit të ujërave të zeza, raporton “The Guardian”.

Rreth 2 mijë njerëz morën pjesë në ngjarje sportive fundjavën e kaluar, duke përfshirë një not në Rocker Beach në Sunderland.

Agjencia e Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar (UKHSA) tha se do të testojë mostrat nga pacientët për të përcaktuar shkakun e sëmundjes dhe patogjenët.

Më 26 korrik, pak ditë para kampionatit, u morën kampione uji në Rocker Beach.

Studiuesit gjetën 3 mijë e 900 koloni E. coli për 100 ml, që është më shumë se 39 herë më e lartë se vlerat tipike për muajin e kaluar.

Megjithatë, Federata Britanike e Triathlon tha se rezultatet e UKHSA-s u publikuan vetëm pasi të kishte përfunduar gara dhe u nxorrën jashtë trupit të ujit ku ishin atletët.

Federata thotë se rezultatet e testimit të saj plotësojnë standardet e nevojshme për garën.

Escherichia coli është një bakter që mund të shkaktojë infeksion, dhimbje stomaku dhe diarre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore