Sport

Ndryshimi i pozicionit që Casemiro nuk e priste kur nënshkroi për Manchester United


Casemiro iu bashkua Manchester United-it nga Real Madrid-i në këmbim të 70 milionë eurove verën e kaluar, por ai nuk luajti në asnjë nga katër ndeshjet e tij të para në Premier League.

Ai e bëri fillimin e tij të parë në një fitore 2-1 jashtë Evertonit më 9 tetor, duke asistuar Cristiano Ronaldo-n për golin e dytë të Manchester United.

Që nga ai moment, ai konsiderohet si një titullar i padiskutueshëm dhe madje shënoi golin e tij të parë për Djajtë e Kuq në barazimin 1-1 kundër Chelsea-t pak para pushimit të Kupës së Botës 2022.

Ajo që ai mund të mos e kishte pritur, megjithatë, ishte që të shndërrohej në qendërmbrojtës në fitoren 2-0 të skuadrës së tij në Carabao Cup ndaj Burnley të mërkurën.

Qendërmbrojtësit Lisandro Martinez, Raphael Varane dhe Harry Maguire nuk ishin prezent për ndeshjen kundër Burnley-t. Si rezultat, trajneri Erik ten Hag mbeti me një qendërmbrojtës të vetëm natyral, Victor Lindelof. Casemiro ishte solid në mbrojtje, duke ndihmuar skuadrën të nxirrte topin nga prapa.

“Ndërhyrja në qendër të mbrojtjes në mënyrë mbresëlënëse dhe luajtja më e thellë nuk e pengoi atë të luante pasime perceptuese në një rikthim autoritar”, lexohet në artikullin e vlerësimeve të lojtarëve të ‘Manchester Evening Neës’.

Ten Hag nuk hezitoi të uronte brazilianin për performancën e tij së bashku me Lindelof në prapavijë.

“[Ishte] ajo që mund të prisni: me të vërtetë me përvojë, me të vërtetë të kompozuar”, tha ai.

“Ai ishte duke udhëhequr [dhe kishte] një kombinim të mirë me Victor Lindelof. Kështu që unë isha i kënaqur me performancën”.

Numrat mbështesin performancën e tij solide, pasi Casemiro regjistroi deri në 126 prekje dhe bëri më shumë pasime (90) se çdo lojtar tjetër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore