Shqipëria

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Mediu: Pazare për interesa të ngushta


Fatmir Mediu, kreu republikan, i ka konsideruar ndryshimet në Kodin Zgjedhor të kësaj seance plenare si pazare për interesa të ngushta që nuk i shërbejnë aspak një procesi të lirë zgjedhor, ku qytetarët të kenë mundësi të shprehin qëndrimin e tyre me vonë, në mënyrë të lirë dhe demokratike.

Mediu ka thënë se do të ishte krejt absurde që të bëjmë ndryshime për zgjedhjet, për lirinë e votës, pa zhvilluar më parë një debat esencial.

Sipas tij, këto janë pazare që nuk ndryshojnë aspak rrjedhën e zgjedhjeve të vitin 2025.

“Unë mendoj se është në interesin e këtij Kuvendi që të mos nxitohemi, ky Kuvend të mos punësojë për ata që janë punësuar si deputet, por ti shërbejë interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve”, ka thënë Mediu.

Kurse deputeti i PD-së, Asllan Dogjani, ka kërkuar që ndryshimet në Kodin Zgjedhor të bëhen me votim të fshehtë.

Dogjani ka thënë se përmes këtyre ndryshimeve, Edi Rama kërkon të marrë peng të gjithë Shqipërinë.

“Janë shumë deputetë socialistë që nuk flasin publikisht, por kanë qëndrimet e tyre lidhur me këto ndryshime, ndaj dhe ndryshimet duhet të votohen në mënyrë të fshehtë”, ka shtuar Dogjani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore