
Gjatë PlayStation Showcase, Sony prezantoi lojën e ardhshme “Spider-Man 2”, ku protagonistë janë Peter Parker dhe Miles Morales.
Një moment i rëndësishëm ishte kur Parker veshi kostumin ikonik të zi Venom. Për ata që nuk e njohin shumë, ky kostum i jep Parker fuqi të shtuara, por gjithashtu është një simbiozë që mund të ndikojë në veprimet e tij.
Si do të zhvillohen ngjarjet mbetet ende një mister, por është e qartë se kostumi do të luajë një rol të rëndësishëm në lojën e re.
Gjithashtu, u shfaq edhe funksioni i ri i Miles, një lloj kostumi me krahë me të cilin ai mund të notojë. Ky funksion nuk ishte pjesë e lojës “Spider-Man: Miles Morales” të vitit 2020.
Versionet paraprake kishin mbuluar pjesën më të madhe të Manhattanit, por nga ky paraprak mund të konkludohet se pjesë e lojës është edhe Queens.
Ende nuk ka një datë zyrtare për publikimin e lojës, por pritet që të bëhet shumë shpejt.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com