
Ndihmës trajneri i Brooklyn Nets, David Vanterpool është gjobitur për devijimin e një pasimi në ndeshjen e së mërkurës ndaj Washington Wizards.
Vanterpool është gjobitur me 10,000 dollarë nga NBA dhe skuadra e Nets është dënuar me një shumë prej rretg 25,000 dollarësh.
Devijimi i topit nga ndihmës trajneri erdhi në gjashtë minutat e fundit, teksa rezultati ishte 109-103.
Vanterpool zgjati dorën dhe devijoi një pasim, duke bërë që Washingtoni të humbasë topin dhe gjyqtarët nuk panë incidentin.
Wizards kishin përdorur sfidën e vetme të trajnerit të tyre gjatë lojës dhe nuk kishin asgjë tjetër për të bërë, për deri sa gjyqtari nuk kishte parë asnjë gjë.
Trajneri i tyre Joseph Blair tha: “Reagimi im është një mosbesim i plotë. Unë kurrë nuk kam parë që të ndodhë diçka e tillë që gjyqtarët nuk e kanë parë”.
Kujtojmë se Nets fituan me rezultat 119-118, ku Wizards kishin mundësi të dilnin në epërsi në posedimin e fundit, por Kyle Kuzma nuk ishte i saktë nga vija e tre pikëshit.
/Albanianpost.com
Lajmet kryesore
-
“Gjykim skandaloz dhe puro politik” – Mërzia për dënimin e shokëve në zyrat e OVL të UÇK-së
-
Rama u përgjigjet kritikëve të Ballkanit të Hapur: Kjo nismë nxit paqen dhe është e ardhmja
-
Italia merr drejtimin e njësisë së re luftarake në Bullgari, pjesëmarrëse edhe trupa nga Shqipëria
-
Çfarë tha e çfarë nuk tha Gjukanoviç në ditën e parë të vizitës në Kosovë?