Sport

Ndeshjet e së shtunës për kualifikimet e Kupës së Botës “Qatar 2022”


Gjatë ditës së shtune do të luhen 13 ndeshje për kualifikimet e Kupës së Botës “Qatar 2022”, të cilët do fillojnë në ora 15:00, 19:00 dhe 20:45.

Dueli i parë do të fillojë në ora 15:00 mes Finlandës dhe Kazakistanit në Grupin D.

Të dy skuadrat kanë barazuar ndeshjet e kaluara dhe kanë nga dy pikë secila.

Në po këtë grup, ndeshja më interesante e ditës do luhet mes Ukrainës dhe Francës në ora 20:45.

Franca radhitet e para me 8 pikë, ndërsa Ukraina e dyta me 4 pikë.

Radhitja në Grupin D në Kualifikimet e Kupës së Botës

Duele të tjera të rëndësishme janë ato mes Holandës dhe Malit të Zi, Turqisë dhe Gjibraltarit e mes Latvisë dhe Norvegjisë.

Grupi G është shumë dramatik, pasi Turqia radhitet e para me 8 pikë, dhe Holanda, Mali i Zi e Norvegjia kanë nga shtatë pikë secila.

Dueli mes Holandës dhe Malit të Zi, do jetë ndeshje direkte për të kuptuar se kush do arrijë kuotën e 10 pikëve e para.

Në anën tjetër Turqia ka ndeshje të lehtë kundër Gjibraltarit, të cilën nuk kanë ende asnjë pikë.

Dueli tjetër mes Norvegjisë dhe Latvisë është interesant, ku këta të fundit synojnë fitoren për t’i bërë shtatë pikë.

Norvegjia po ashtu do synojë pikët e plota, për të mos i lënë të ikin me pikë, Holandën apo Malin e Zi.

Radhitja në Grupin G në Kualifikimet e Kupës së Botës

Ndeshjet e Grupit H janë interesante po ashtu, ku do përballen Sllovakia me Kroacinë, Qipro me Rusinë dhe Slovenia me Maltën.

Momentalisht, Kroacia i prinë grupit me 7 pikë, ndërsa në pozitën e dytë është Rusia me po aq pikë.

Radhitja në Grupin H në Kualifikimet e Kupës së Botës

Grupi A është dramatik dhe asnjë nga kombëtaret nuk prinë bindshëm.

Dueli mes Serbisë he Luksemburgut, i cili fillon në 18:00,  do jetë shumë i rëndësishëm, pasi këta të fundit mund të tejkalojnë Serbinë dhe të radhiten të dytët, ndërsa serbët, në rast fitoreje mund ta barazojnë Portugalinë me pikë.

Ndeshja tjetër e Grupit A mes Irlandë dhe Azerbajxhanit do jetë interesante pasi dy skuadrat do luftojnë për pikët e para në kualifikimet e “Qatar 2022”.

Radhitja në Grupin A në Kualifikimet e Kupës së Botës

Grupi F, ka po ashtu tre ndeshje, ku do luajnë Ishujt Faroe me Danimarkën, Skocia me Moldovën dhe Izraeli me Austrinë.

Danimarka do synojë të sigurojë kualifikimin duke prirur bindshëm me 12 pikë momentalisht, ndërsa Ishujt Faroe nuk kanë shumë shpresa, pasi kanë vetëm një pikë.

Në anën tjetër, ndeshja më e rëndësishme e këtij grupi është ajo mes Izraelit dhe Austrisë, pasi të dy ekipet kanë nga 7 pikë.

Skocia do përballet me Moldavinë, të cilët janë në pozitën e fundit me 1 pikë, ndërsa skocezët do kërkojnë fitoren për t’i bërë 8 pikë.

Radhitja në Grupin F në Kualifikimet e Kupës së Botës

Ndeshjet sipas grupeve dhe orarit të së shtunës të kualifikimeve të Kupës së Botës “Qatar 2020”, janë këto:

Grupi A

18:00 Irlanda – Azerbajxhani

18:00 Serbia – Luksemburgu

Grupi D

15:00 Finlanda – Kazakistani

20:45 Ukraina – Franca

Grupi F

20:45 Ishujt Faroe – Danimarka

20:45 Izraeli – Austria

20:45 Skocia – Moldavia

Grupi G

18:00 Letonia – Norvegjia

20:45 Gjibraltari – Turqia

20:45 Holanda – Mali i Zi

Grupi H

18:00 Qipro – Rusia

18:00 Sllovenia – Malta

20:45 Sllovakia – Kroacia

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore