Stil

Ndërron jetë konkurrentja e “Naked and Afraid” Melanie Rauscher


Melanie Rauscher

Melanie Rauscher, një nga ish-konkurrentet e serialit televiziv të tipit “reality”, “Naked and Afraid”, ka ndërruar jetë në moshën 35 vjeçare.

Rauscher, u gjet e vdekur më 17 korrik në një shtëpi në Arizona, ku ajo ishte ulur me qenin e saj, sipas revistës “TMZ”.

Pranë saj ishin edhe disa kanaçe me ajër të kompensuar të destinuara për të pastruar pajisjet kompjuterike, megjithatë shkaku i vdekjes nuk është bërë ende i ditur.

“Naked and Afraid” është një serial mbijetese që transmetohet në “Discovery Channel” që nga viti 2013 dhe ka gjithsej 14 sezone.

35 vjeçarja e lindur në Filadelfia të Pensilvanisë, ishte një personazh mjaft i dashur për publikun.

Megjithëse ajo e filloi karrierën e saj si aktore në një moshë shumë të re, famën e saj e mori në shfaqjen televizive “Naked and Afraid” dhe “Naked and Afraid XL”.

Të shumta qenë reagimet që u bënë për vdekjen e artistes nga miqtë dhe ata me të cilët kishte bashkëpunuar.

Një ndër ta ishte edhe bashkë-konkurrenti i saj, Jeremy McCaa, i cili e përshkruajti atë si një grua të fortë dhe një person tek i cili mund të mbështeteshe gjithnjë.

“E qeshura e saj ishte e veçantë. Miqësia e saj ishte e mahnitshme. Edhe pse nuk ishim gjak, ishim familje. Mund të mbështetesha gjithmonë tek ajo. Kishim kaq shumë momente kur do të ishim aty për njëri-tjetrin. Ajo ishte gruaja ime e moçaleve, një shoqe më e mirë, një grua e fortë, një person i mrekullueshëm dhe unë gjithmonë do t’i vlerësoj momentet tona së bashku”, është shprehur ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore