Shqipëria

Ndërron jetë “koka” e bandës së Lazaratit


Të mërkurën e 20 tetorit, raportohet se ka vdekur Razip (Gate) Mahmutaj, kreu i grupit kriminal të Lazarit.

Mahmutaj, u mësua se prej kohësh vuante nga një sëmundje e rënde dhe ishte liruar me kusht nga burgu. Ai ndërroi jetë në moshën 52-vjeçare.

Bimë marihuane të sekuestruara në fshatin Lazarat, e premte, 20 qershor 2014. Më shumë se 23 tonë marihuanë janë kapur ndërsa policia kontrollonte shtëpitë pasi mori kontrollin e fshatit.
E shkuara e errët e Mahmutaj?

Në qershor të vitit 2014 forcat speciale të RENA-s nisën aksionin për goditjen e krimit në fushën e lëndëve narkotike në Lazarat dhe Gjirokastër.

Mahmutaj u akuzua nga prokuroria se ishte kreu i grupit të Lazaratit, i cili organizonte kultivimin e cannabiss-it si edhe rezistencën ndaj RENEA-s.

Gjatë përplasjes me RENEA-n dhe grupin kriminal u vra dhe efektivi Forcave Speciale – i shpallur më pas Dëshmor Atdheu – Ibrahim Basha. Ky grup kriminal drejtohej nga Mahmutaj.

Pas goditje dhe përplasjes së ndodhur në atë kohë, Mahmutaj në shtator u vetëdorëzua në polici.

Policia shqiptare hyn në fshatin Lazarat.

Ai akuzohej për veprat penale të “mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “prodhim e shitje të lëndëve narkotike”, “kultivim të bimëve narkotike”, “kundërshtim të efektivëve të policisë” dhe “sulm ndaj efektivë të policisë”.

Prandaj në janar të vitit 2016 Gjykata e Lartë e Tiranës e dënoi atë dhe nëntë persona të tjerë me 18 vite burg.

Për shkak të pranimit të akuzave që rëndonin mbi të, ai përfitoi dënim të shkurtuar dhe do të vuante 11 burg.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore