Lajme

Ndërron jetë ish-senatori amerikan pas një aksidenti me biçikletë


Ish-senatori amerikan, Mike Enzi, i pensionuar dhe që jetonte në Wyoming ndërroi jetë në moshën 77-vjeçare.

“Enzi vdiq i qetë të hënën i rrethuar nga familja dhe miqtë”, tha ish-zëdhënësi i Enzi-t, Max D’Onofrio.

Enzi ishte shtruar në spital me qafë dhe brinjë të thyer tre ditë pas një aksidenti me biçikletë.

Aksidenti afër qytetit Gillette në Wyoming, të premten e 23 korrikut, e dërgoi Enzi-n në një spital ku ai u stabilizua para se të transportohej në një spital të Kolorado-s.

“Ai mbeti pa ndjenja dhe nuk ishte në gjendje të shërohej nga dëmtimet e tij”, shtoi D’Onofrio.

Policia thotë se ata nuk kanë parë të dhëna se dikush tjetër ishte afër ose ishte përfshirë në aksident.

Enzi ra afër shtëpisë së tij rreth orës 20:30. Të premten, tha Daly, policia e Gillette-s mori një raport të një burri të shtrirë pa ndjenja në një rrugë pranë një biçikletë.

Mike Enzi, një republikan, doli në pension në janar pas katër mandatesh si senator. Ai më parë ishte ligjvënës i shtetit dhe kryetar i Gillette, ku ai kishte një dyqan këpucësh.

Cynthia Lummis, një ish-kongresmene republikane dhe arkëtare e shtetit, u zgjodh në nëntor si pasuese e Enzi-t në Senat.

Familja e tij shprehu vlerësimin për lutjet dhe mbështetjen që ata kanë marrë, por kërkuan privatësi, tha D’Onofrio.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore