Ndërron jetë 20-vjeçarja gjatë “Reading Festival”

SHFLETO
Besara Kaja
30.08.2021 20:00
Loading Icons...

Një grua, e cila po ndiqte live “Reading Festival” të këtij viti, ka ndërruar jetë. Ka qenë ky komunikimi nga organizatorët e eventit për “BBC”.

Sipas organizatorëve, 20-vjeçarja vuante nga një sëmundje e hershme dhe ajo humbi jetën mbrëmjen e së premtes, në Spitalin “Royal Berkshire”.

Eventi, i cili u anulua vitin e kaluar për shkak të pandemisë coronavirus, po zhvillohet këtë fundjavë.

Më shumë se 100 mijë festues pritet të marrin pjesë në festivalin treditor në Richfield Avenue.

Organizatorët shkruajnë: “Me trishtim të thellë, Festival Republika konfirmon se ka pasur një vdekje në Spitalin Royal Berkshire”.

“Tragjikisht një 20-vjeçare e festivalit ndërroi jetë mbrëmjen e së premtes, për shkak të një gjendjeje shëndetësore të rënduar”.

“Familja e saj ishte me të kur ajo vdiq. Ne jemi në kontakt me familjen e saj dhe i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për ta dhe miqtë e saj”.

Policia e Luginës së Thames tha se incidenti nuk ishte çështje policie.