Shqipëria

Nderimi i Figurave Antikorrupsion: Dvorani nderohet mes 12 individëve nga e gjithë bota


Administrata Biden, e sapo betuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka nderuar mes shumë personalitetesh botërore dhe Ardian Dvoranin.

Titulli vjen si vlerësim për ata që kanë përkrahur me guxim përpjekjet antikorrupsion dhe thërret vendet që të punojnë për të përmbushur zotimet e tyre ndaj standardeve ndërkombëtare të antikorrupsionit.

Këta individë kanë qënë të palodhur, shpesh përballë fatkeqësive, për të mbrojtur transparencën, për të luftuar korrupsionin dhe për të siguruar llogaridhënie në vendet e tyre, thotë ndër rreshta deklarata e Blinken.

Në kuadrin e shumë çmimeve ndërkombëtarë për luftën ndaj korrupsionit, ky titull vjen nga rangu i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Të gjithë këta persona dhe figura publike kanë qënë përkrahës të qasjes së partnerëve amerikanë ne fushatat e tyre anti-korrupsion e më gjerë.

Titulli si vlerë

Dvorani është një person që u rendit mes figurave të tjera të nderuara: Diana Salazar e Ekuadorit, Sophia Pretrick e Shteteve të Federuara të Mikronezisë, Juan Francisco Sandoval Alfaro i Guatemalës, Ibrahima Kalil Gueye i Guinesë, Anjali Bhardwaj i Indisë, Dhuha A. Mohammed nga Iraku, Bolot Temirov të Republikës së Kirgistanit, Mustafa Abdullah Sanalla nga Libia, Viktor Sotto nga Filipinet, Francis Ben Kaifala nga Sierra Leone dhe Ruslan Ryaboshapka i Ukrainës.

Fill pas publikimit zyrtar në faqen e Departamenti të Shtetit, ka ardhur dhe reagimi i menjëhershëm në Twitter i kryeministrit Edi Rama.

 

Në deklaratën e bërë publike, Presidenti Biden dhe politika amerikane në tërësi theksojnë angazhimin për të vërtetën, transparencën dhe llogaridhënien.

Këta individë shihen si imazhe ideale të aspekteve dhe problematikave globale në ndjekje të një lufte të vazhdueshme kundër fenomenit të korrupsionit.

Në përfundim të deklaratës kemi dhe bilancin e përvitshëm. Vetëm në dy vitet e fundit në Amerikë ka rimarrë dhe kthyer më shumë se 1 miliard dollarë në pasuri të vjedhura publike.

Ardian Dvorani ish-prokurori komunist, ish-gjyqtar i lartë, një figurë mbi të cilën janë hedhur shumë akuza. E vijmë deri tek episodi i pushimit të tij nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED).

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore