Ndalohet prodhimi i kripotvalutave në Kosovë, arsyeje kiza energjetike

SHFLETO
Valon Rashiti
04.01.2022 12:29
Loading Icons...

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, përmes një statusi në Facebook ka bërë të ditur se “javën e kaluar kam marrë vendimin për Masa të Emergjencës përmes të cilit ndalohet prodhimi i kriptovalutave në të gjithë territorin e Kosovës.

“Institucionet e rendit do të ndalojnë prodhimin e aktivitetit në fjalë me mbështetje të të gjitha institucioneve relevante të cilat do të identifikojnë lokacionet e prodhimit të kriptovalutave”, ka shkruar Rizvanolli.

Artane Rizvanolli

Sipas saj, “këto obligime kanë për qëllim trajtimin e çfarëdo mungese të papritur ose afatgjatë të kapacitetit prodhues energjetik, kapacitetit të transmetimit apo të shpërndarjes së energjisë në mënyrë që të tejkalojmë krizën e energjisë pa rënduar më tej qytetarët e Kosovës”.

“Në fund të vitit të kaluar me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës kemi themeluar Komitetin Teknik për “Masat e emergjencës në furnizimin e energjisë”, ka shkruar Rizvanolli.

Ajo ka theksuar se ky Komitet teknik ka mbajtur dy takime për të identifikuar dhe rekomanduar zbatimin e masave për t’i trajtuar efektet negative të rrethanave të krijuara nga kriza energjetike botërore.