Lajme

Ndalimi i mallrave nga Kosova: Serbia ankohet se u dëmtua gati 50 milionë euro


Ilustrim

Dy muaj pasi Qeveria e Kosovës ka vendosur për ndalimin e importit të mallrave të prodhuara në Serbi, sipas Bojan Staniç nga sektori për analiza strategjike në Odën Ekonomike të Serbisë, dëmet janë gati 50 milionë euro.

“Ekonomia është një çështje racionale dhe vendimi i Kosovës është ekonomikisht joreal dhe shkakton dëm për konsumatorët në Kosovë”, tha Staniç për Radio Televizionin Serb.

Ai përkujtoi se deri më 8 korrik ishte e ndaluar të importohej çdo gjë nga Serbia, derisa tash sipas tij, është lejuar vetëm hyrja e lëndëve të para, makinerive dhe pajisjeve, përveç produkteve finale për konsumatorët.

“Dëmet po rriten, por me intensitet më të vogël se para 8 korrikut. Edhe territori i Kosovës dhe po vuan, veçanërisht për shkak se ekonomia është më pak e zhvilluar”, shpjegon Staniç.

Ai gjithashtu thotë se mallrat serbe po zëvendësohen me me mallra të tjera nga rajoni si nga Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

“Ne kemi përvojë nga vitet e mëparshme, kur shkëmbimi u rikuperua plotësisht. Megjithatë, ka pasur edhe bojkotime të mallrave, së bashku me fushatat joformale. Kjo nuk ka pasur ndonjë efekt negativ tek ne”.

Ai shton se “është vendim politik”, por se pret që për shkak të presioneve të BE-së të hiqet ndalimi për mallrat serbe në Kosovë.

Qeveria e Kosovës në ditët e javët e ardhshme do të duhej të anulonte vendimin për ndalimin e importit të mallrave të prodhuara në Serbi – vendim të cilën nuk e ka publikuar asnjëherë të paktën zyrtarisht – në këmbim të heqjes së masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian të vendosura Kosovës pas mos-gatishmërisë së Qeverisë për ta de-përshkallëzuar situatën në Veri të vendit.

Kështu të paktën ka thënë dy ditë më parë ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç, i cili ka shpjeguar se vendimin për ndalimin e importit të mallrave serbe ia kanë kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përveç tij edhe “disa diplomatë ndërkombëtarë”.

Sipas Rashiqit përgjigja e Kurtit ka qenë se ai, si kryeministër dëshiron shtensionim e plotë, por që “BE-ja duhet të tregojë njëfarë mirëkuptimi”.

Siç shpjegon ai, anulimin e vendimit për ndalimin e importit të mallrave serbe ia kanë kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përveç tij edhe “disa diplomatë ndërkombëtarë”.

Serbia është një ndër shtetet me praninë më të madhe të produkteve të saj në tregun e Kosovës.

Në pesë vjetët e fundit, Serbia ka eksportuar produkte në Kosovë në vlerë prej mbi 1.3 miliard eurosh. Gjatë së njëjtës periudhë, prodhimet e Kosovës në tregun e Serbisë kanë arritur vlerën e 215 milionë eurove.

Lejimi i mallrave serbe në këmbim të heqjes së masave të BE-së, thotë Rashiç

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore