Sport

Ndalet rryma në stadiumin ku u transferua Fabregas, tifozët ironizojnë “President paguaj faturat”


Një ngjarje jo shumë e zakontë ka ndodhur në futbollin italian, më konkretisht në Serie B, në ndeshjen Como – Brescia.

Tesksa zhvillohej minuta e 25-të, u ndal rryma në stadium dhe ishte e pamundur të shihej për rreth 10 minuta nga terri.

Ata që kërkuan të ndryshonin disi atmosferën ishin tifozët të cilët ndezën flakadanë dhe dritat e telefonave.

https://www.youtube.com/watch?v=UpyxTO6onnE

Mirëpo, sapo argëtimi mbaroi, tifozët nisën një kor ironizues kundër presidentit të Como-s, Dennis Wise.

“President paguaj dritat”, ishte fraza që ushtonte në stadium.

Kujtojmë se Como në këtë sezon të Serie B ka investuar në këtë afat kalimtar veror, teksa ka transferuar Cesc Fabregas dhe Patrick Cutrone-n, mirëpo duket se ka ende probleme në infrastrukturë.

Kujtojmë që kjo ndeshje përfundoi me rezultat 0:1 në favor të Brescia-s. Ndërsa që nga minuta e 44-të vendasit luajtën me një futbollist më pak në fushë, pas daljes me të kuq të mesfushorit, Arrigoni.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore